22:08 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mesazhet e Ramës me Sorecën, Bytyçi: Kryeministri i vë në rresht diplomatët, kjo ka ndodhur edhe me Vlahutinin

09:46 | 30/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mesazhet e Ramës me Sorecën, Bytyçi: Kryeministri i vë në rresht diplomatët, kjo ka ndodhur edhe me Vlahutinin

“Vendi po shkon drejt një diktature të re, unë nuk besoj se BE e pranon këtë, pavarësisht se Mogherini thotë që bëhet vlerësimi teknik. Ne shohim se pushtetet po përqëndrohen vetëm në një dorë, atë të Edi Ramës i cili shfaq veprime të regjimeve diktatoriale” publicisti dhe lektori i UAMD  Enver Bytyçi në studion e lajmeve të Fax News.

Lidhur me progres-raportin dhe kushtet në të cilat ndodhet vendit ynë, Bytyçi u shpreh se kryeministri është i aftë të korruptojë në kuptimin politik pjesë të elitave të Brukselit duke i përdorur sipas tij, njerëzit për interest e veta. “Mjafton të kujtojmë dhe përmendim mesazhet e zbuluara midis tij dhe ambasadortit Soreca për të kuptuar se çfarë bën kryeministri. Se si i vendos në rrjesht në funksion të synimit dhe politikave të tij. Aty asgjë nuk ka në normalitet. Korrespondenca është intime. Ne shohim një ambasador që e mbështet publikisht në vendimet dhe qëndrimet politike. Por paanshmëria e ambasadorëve të BE ka munguar në Shqipëri, qoftë duke filluar tek Vlahutini e duke përfunduar me Sorecën”.

Bytyçi tha se politika e fqinjësisë rajonale është përkeqësuar për shkak të disa marrëdhënieve jo normale të qeverisë shqiptare përveç se me Serbinë me disa vende të rajonit, për shkak të temës së ndarjes së Kosovës. “Por në Bruksel flitet vetëm për ecurinë e Reformës në Drejtësi, por që nga ana tjetër duke vështruar ecurinë e ndërtimit të institucineve të reja mund të them se drejtësia është në ditët e saj më të zeza. Pranimi në BE qoftë edhe hapja e negociatave është diçka pozitive sepse thith fonde më shumë por gjithsesi ne kemi treguar se nuk dimë ti tërheqim këto fonde pasi nuk bëjmë projekte. Nga ana tjetër asnjë taksapaguues në BE nuk jep donacione dhe para në interes të vendit kur e dinë fare mirë se këto para shkojnë në xhepat e politikanëve dhe pushtetarëve”.

Lidhur me pikëpamjet e tij të integrimit ttë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, Byrtyçi tha: “Mendoj se për maqedonasit të do hapen negociatat është e bllokuar vetëm Shhqipëria, Kosova dhe Bosnja, dhe një popullsi prej 10 milion në këto tre vende nuk besoj se është shqetësim për një Europë me 600 miloinë banorësh.

Nëse do të hapen negociatat kryeministri do të kthehet në një diktator sepse ai ka tipare të tilla dhe do të mendojë se është mesia në këtë vend, se është i pushtetshëm, i paprekshëm”.

Gazetarja Armela Ferko e pyeti të ftuarin edhe lidhur me situatën në të cilën ndodhen marrëdghëniet midis Kosovës dhe Serbisë si dhe komentin që kishte për raportin e djeshëm për këtë vend.

“Europianët janë borxhlinj ndaj qytetarëve të Kosovës sepse për të nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ata premtuan liberalizimin e vizave. Por kjo nuk ndodhi dhe BE tregoi mungesë serioziteti. Vendosja e taksës nuk është përgjegjësi e Kosovës por e Servbisë sepse ajo përpara se të vendosej taksa nuk njihte Kosovën si të pavarur, nuk lejoi Kosovën të integrohet në organizatat ndërkombëtare dhe Kosova nuk mund ti shpallte luftë por të merrte një masë të tillë. Mogherini dhe Hahn e quajtën taksën si të tepruar dhe akt që mund të shkaktonte probleme por kjo tregoi të kundërtën pasi Kosova tregoi duke i dhënë një shans paqes, stabilitetit dhe qetësisë në rajon. Vendimi që ka marrë dhe duhet të marrë Prishtina ndaj Beogradit është dialogu në mënyra të barabarta. Një dialog i njëanshëm është shkatërrimtar dhe dëmtues për palën tjetër”, tha publicisti.

Duke folur për aksionin e fundit të autoriteteve të Kosovës në luftën kundër bandave dhe trafiqeve, Bytyçi tha se ai tregoi se Kosova është shtet dhe se Serbia ndërmori si gjithnjë shprehjen e viktimizimit.

“Kosova ka të drejtën e vet që veprimeve destruktive të Beogradit t’u përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Ata duan të mos vijojë dialogu, por në këtë rast ajo dëmtohet më shumë se Kosova sepse Serbia do integrimin e saj në Europë por nuk mund të bëhet e mundur kjo pa Kosovën. Dy janë vendimet që mund ti hapin rrugën e integrimit Serbisë:

1. Të njohë pavarësinë e Kosovës. 2. Të shkëputet nga orientimi lindor dhe lidhja me Rusinë dhe ti përmabhet politikave të  bashkimit me Europën. Unë e shoh si diçka të mundur integrimin e saj sepse është e bllokuar nga të gjitha anët nga vende me prirje perëndimore dhe të integruara në Europë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: enver bytyçimesazhet e rames me sorecenprogres-raporti
Pas

Prodhonin akullore me ngjyrues dhe qumësht pluhur, arrestohet një person, procedohet ndihmësi i tij

Para

Gjysma e Tiranës do të mbetet pa drita, shkak punimet në rrjet

Para
Ndërprerje energjie në Vlorë, cilat fshatra do të jenë në terr

Gjysma e Tiranës do të mbetet pa drita, shkak punimet në rrjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.