Sulmi ka ndodhur 6 orë pas postimit të një mesazhi në rrjetin social Instagram, ku paralajmëronte se sot do të kishte sulm terrorist.
“Ka kaluar kohë e gjatë pa ndodhur ndonjë sulm terrorist. Sot do të ndodhë një, vetëm prisni të ndodhë”, -ishte mesazhi që shumë prej ndjekësve nuk e morën seriozisht e madje disa thanë se ishte një shaka.
Një shpërthim i fortë me bombë ka ndodhur rreth orës 13:45 në metronë e Shën Petërsburgut, në Rusi.
Bëhet fjalë për një shpërthim në stacionin “Sennaya Ploshchad”, në qendër të qytetit, ndërsa thuhet se një shpërthim i dytë ka ndodhur në stacionin afër Institutit të Teknologjisë.
Raportohet për të paktën dhjetë viktima dhe rreth 30 të plagosur.
Ndërkohë që mediat raportojnë se presidenti, Vladimir Putin ndodhej në qytet për të takuar homologun e tij të Bjellorusisë, Lukashenko, ka shprehur ngushëllimet e tij për jetët e humbura.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post