Këshilltari i kreut të Kuvendit Meta, Emiljano Aleksi ka ndryshuar foton e kopertinës në adresën e tij në Facebook.
Fotoja e re e vendosur prej tij tregon Metën me presidentin aktual Nishani, me tre përfaqësuesit e komuniteteve fetare më të mëdha në vend dhe ish-presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç.
Teksa sot në orën 17:00 votohet Meta në Kuvendin eShqipërisë për President Republike, këshilltari i tij komunikon nga kjo foto perspektivën tashmë pak a shumë të qartë se Meta po udhëton i sigurt drejt Presidencës.
Megjithatë mbetet vetëm të konfirmohet me vota të mjaftueshme që ai të bëhet kreu i ri i shtetit pas mbështetjes që ai mori dje nga Partia Socialiste.
Sot janë lajmëruar të konsumohen të dy raundet e mbetura për Presidentin.
(M.D/ Shuplaka)