Në një njoftim i berë në faqen e Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë ka treguar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar me ngulm arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një gjë e tillë do të vendoste paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka publikuar një foto ku shihet bashkë me zv.ndihmësin e Sekretarit të Shtetit,Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke paralajmëruar se po koordinohen për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA’së për të arritur zgjidhje në Ballkan.
E një mesazh të fuqishëm ku thuhet se po koordinohen për të gjetur zgjidhje në Ballkan e ka dhënë ambasadorja e SHBA’së në Tiranë, Yuri Kim.
Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA’së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja e SHBA’së në Tiranë, Yuri Kim, duke i etiketuar Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë dhe atë në Beograd.
In Washington coordinating ways to strengthen Friends & Allies, use US power to achieve solutions in Balkans. @RichardGrenell @EURPressOffice @USEmbPristina @usambserbia pic.twitter.com/5ux9Hvd4g7
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 25, 2020