Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion lajmeve të Fax News ku deklaroi se ai që shkon në votime nesër përbën një dëm të madh ndaj të ardhmes së fëmijëve të tyre dhe do t’i shërbejë vendosjes së diktaturës.
“Çdokush që nesër do të jetë në një qendër votimi, do të jetë si unë që shkoj nesër në hale, më fal për shprehjen. Kështu fillojnë diktaturat duke menduar se unë po shkoj sot por nesër do të jesh ti që përballesh me diçka të tillë. Kushdo që shkon nesër në atë halenë e madhe që quhet qendër votimi do të ketë parayshë pasojat e këtij vendimi”, tha Goxhaj.
Goxhaj tha se Sorosi punon për PS-në dhe për shkatërrimin e PD-së ndërkohë që shtoi se ta harrojë kjo klasë politike që Amerika do të pranojë riciklimin e saj.
“Sorosi punon për PS-në dhe për shkatërrimin e PD-së nga sistemi politik në Shqipëri. Në PD po nuk u solle si budalla nuk të pranojnë të përfshihesh. Ta harrojnë se Amerika ka për të pranuar riciklimin e klasës aktuale politike, ata nuk duan të vrasin shpresën e lindjes së një klase politike në Shqipëri. Ata duan të përdorin sifonin për të rrëzuar njëherë e mirë këtë klasë politike.
Koalicioni për Shqipërinë e ofron standartin amerikan dhe perëndimor në frymën anti establishment. Data 30 qershor përsmes kësaj flete votimi (tregon një top letrash higjenike që e mban me vete), tregon fundin e kësaj klase politike. Ramë këtë vit ka ciklin e mbylljes dhe përpara mbylljes ai e ka ndarë mendjen të prish disa shtëpi për të plotësuar synimin e mbushjes së arkës. Voltana e pengoi prej 3 vitesh por do t’ia dali me ndihmën e Lulzim Bashës për të prishur shtëpitë rreth stadiumit në Shkodër”.
Ndërkoh avokati nuk i ka kursyer akuzat e ashpra ndaj kryedemokratit, Basha për të cilin tha se në axhendën e tij ka qenë gjithmonë shkatërrimi i partisë që drejton
“Skenari i Bashës ka qenë gjithmonë shkatërrimi i PD-së dhe kam një apel, ata që mendojnë se do të kenë pasoja nëse nuk shkojnë në votime, mjafton një email në adresën e ambasadës amerikane dhe të gjitha do të lexohen dhe vëzhgohen”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1076502332549638/
(F.GJ/FAXWEB.AL)