Ish-ministri teknik i brendshëm Dritan Demiraj ka bërë një postim falnderimi pas drekës mes Bashës dhe ish-ministrave teknikë që shërbyen për rreth 4 muaj në qeverinë e Ramës pas marrëveshjes së 17 majit.
Demiraj shkruan se ka qenë nder dhe privilegj shërbimi për rreth 4 muaj si ministër i qeverisë si dhe bashkëpunimi me ministrat e tjerë teknikë.
Ai gjithashtu falenderon dhe kryetarin Basha për besimin e dhënë.
MESAZHI:
Te nderuar miq!
Ishte nder dhe privilegj qe sherbyem per rreth 4 muaj ne detyra si ministra te qeverise.
Falenderoj z. Lulzim Basha per besimin, mbeshtetjen dhe nominimin.
Gjithashtu ishte privilegj bashkepunimi me Znj Ledina Mandia, znj Xhulieta Kertusha, Znj Helga Vukaj dhe Znj Mirela Karabina, Doktor Arben Beqiri dhe Z. Gazmend Bardhi.
Takimi dhe dreka e sotme as me pak as me shume konfirmojne bashkepunimin e gjate ne interes te cdo qytetari shqiptar, per nje demokraci te prekshme nga cdo qytetar dhe per nje qeverisje shume me te mire. DD. (B.H/Shuplaka)