Një nga çështjet për të cilat kritikohet më së shumti qeverisja e kryeministrit Edi Rama, jo vetëm nga kundërshtarët por edhe nga aleatët e tij është kanabizimi i vendit.
Këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi, ka publikuar një mesazh mjaft ironik në Facebook-un e tij lidhur me drogën.
Aleksi ka publikuar një foto, në pjesën e sipërme të së cilës shihet vargje me fiq të thatë, ndërsa në pjesën e poshtme shihen vargje me kanabis. “Çfarë thanim dikur, çfarë thajmë sot”, shkruhet në mbishkrimin e fotos.
Sakaq, këshilltari i presidentit të ardhshëm shkruan me ironi për ish-ministrin Saimir Tahiri: “Falë ministrit kampion Shqipëria ka rilindur….”
Pavarësisht se emri i Tahirit nuk përmendet, ai është kritikuar më shumë nga të gjithë ministrant e Brendshëm të kësaj qeverisjeje, lidhur me çështjen e kanabisit. (D.D/Shuplaka)