Edhe një herë Shakira është bërë temë e bisedës në rrjetet sociale, edhe pse jo për shkak të ndonjë kënge, duke talluar Pique. Këtë radhë ajo po përflitet për shkak të një fjale që thuhet se e ka thënë për Clara Chia Marti, të paktën kështu mendojnë fansat, të cilët u befasuan nga fraza që kolumbiania përdori në rrjetet sociale.
46-vjeçarja ka postuar një fotografi duke e shoqëruar me fjalën “Chiaroscuro”. Shakira shihet shumë e fokusuar te telefoni, teksa i ka flokët e lëshuara dhe i mbulon me një kapele të zezë.
Nuk dihet nëse kjo ishte një mesazh për Clarën apo është ekzagjeruar nga fansat.
View this post on Instagram
Discussion about this post