09:50 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mesazhi i koduar/ Zbrazet Saimir Tahiri: Po paguaj faturën, njerëzit me shumë fytyra po tradhtojnë vendin!

14:49 | 21/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Befason Tahiri: Partia as më ngroh e as më ftoh. Se dua partinë… (Video)

Ish-ministrin Saimir Tahiri largimi nga politika duket se e ka bërë më të ndjeshëm, teksa sot ka vendosur që ti shkruajë  të birit një letër publike.

Drini bën 8 vjeç dhe Tahiri shprehet me shumë rezerva për kohën që ka kaluar me të, dhe sigurisht mes tekstit ka dhënë mesazhe të koduara për muajt e vështirë që ka kaluar.

Tahiri thotë se Drini është që tani një njeri më i mirë se ai, edhe pse në jetë do të duhet të përballet me njerëz me shumë fytyra.

Reagimi i plotë:

Leter për tim bir…
Tani shkove 8 Drin! Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, me pas fatura e punës sime.
Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë. 
Dikur do e kuptosh edhe vete. 
Por mjaftohu me shëmbullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani. 
Gjëra me rëndesi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.
Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.
Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara. 
Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.
Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhetojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerezit e vendin po e po. 
Por mos u lesho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.
Edhe ti ashtu bëhu. I vertete. 
Ji vetevetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gje. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde. 
Lufto! Lufto gjithomë! Me veten e me kedo tjeter. Por mos e tradhto shpirtin e gjithcka beson. Per këdo e asgjë.
Humbe garen “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.
Dhe jep! Sakrifiko!
Në jetë çdogjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.
Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim. 
Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë. 
Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet. 
Por ti do e fitosh Drin. 
Mua më ke aty, përgjithmonë.
Edhe 100

Foto e publikuar nga Saimir Tahiri

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: saimir tahiritahiri
Pas

Heqja e truprojeve të Sali Berishës, Garda jep sqarimin zyrtar

Para

Protestat e opozitës, Mediu çon zërin e saj në takimin me zyrtarët europianë. Ka dhe një pyetje për Lajçak

Para
Zgjedhjet lokale/ Mediu mesazh të fortë: Nëse nuk i zgjedhim kandidatët në këtë mënyrë, na pret disfata

Protestat e opozitës, Mediu çon zërin e saj në takimin me zyrtarët europianë. Ka dhe një pyetje për Lajçak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania, do të vijojnë deri në 31 gusht

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

EMRI/ 44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, plagoset me armë zjarri në Sarandë

Sulmohen tre porte dhe një termocentral, Izraeli godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen

Aksident i rëndë në Ukrainë: Përmbyset autobusi, 1 i vdekur dhe 17 të plagosur

Sekuestrohen qindra çadra dhe shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht dhjetëra shtetas

Moti i keq në Italinë veriore, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Vrau tre të afërmit e saj me kërpurdha vdekjeprurëse, australianja shpallet fajtore

Zjarr i madh në malin Vastak, flakët dalin jashtë kontrollit gjatë natës

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.