10:33 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mesazhi i Metës nga Kalabria: Botën e çojnë përpara njerëzit me personalitet të fortë

10:19 | 08/11/2019
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mesazhi i Metës nga Kalabria: Botën e çojnë përpara njerëzit me personalitet të fortë

Në kuadër të nismës “U’ jam Arbëresh”, Presidenti i Republikës Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në rajonet e banuara nga arbëreshët në Kalabri dhe Pulja.

Me ftesë të autoriteteve lokale, Kreu i Shtetit vizitoi fillimisht Bashkinë e Plataçit (Pllatën), ku pati një takim me përfaqësues të shumtë të komunitetit arbëresh. Më pas Meta mori pjesë dhe përshëndeti konferencën “Antonio Gramshi – I linduri arbëresh”, të organizuar nga pushteti vendor në bashkëpunim me Institutin “MeMe” (Mezzogiorno- Mediterraneo).

Duke iu drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve ishin Kryetari i Bashkisë së Plataçit, Francesco Tursi, Kryetari i Bashkisë së Spezzano Albanese, Ferdinando Nociti, drejtuesi i Shoqatës “Jeronim De Rada” në Shën Mitër Korona, Giovanni Mazzei, si dhe autori italian me origjinë arbëreshe Mario Brunnetti, Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh: “Është një kënaqësi shumë e veçantë të jem në Plataçi, në këtë vend të mrekullueshëm dhe me histori të madhe, nga ku vjen dhe origjina e një personaliteti të madh, jo vetëm të Italisë dhe të Europës, por dhe të njerëzimit, siç është arbëreshi Antonio Gramshi, figurë përherë frymëzuese për të gjithë ata që e duan dhe e meritojnë lirinë”.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem në Plataçi, në prag edhe të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, për të nderuar nga këtu edhe të gjithë ata italianë, të cilët pas kapitullimit të Italisë fashiste nuk kërkuan thjesht të bënin paqe me fatin e tyre, por u bashkuan në një nga batalionet më të lavdishme, që bëri një emër të madh në luftën kundër nazizmit në vendin tonë, në batalionin “Antonio Gramshi”, duke sakrifikuar edhe jetën për çlirimin e Shqipërisë,” tha Meta, duke falenderuar komunitetin arbëresh që ka ruajtur traditat, ritet fetare, këngët dhe gjuhën e paraardhësve të tyre.

Presidenti mbështeti edhe shqetësimet e ngritura në konferencë.

“Jam shumë dakord me shqetësimet që ngriti kryetari për rëndësinë e zbatimit praktik të atyre ligjeve të mira që janë miratuar në Parlamentin Italian falë edhe kontributit të mikut tonë Brunetti dhe të shumë personaliteteve të tjera, në veçanti për mbrojtjen e gjuhës dhe të mbrojtjes së minorancave kulturore. Besoj që në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë tuaj, por edhe me qeveritë rajonale ne do të arrijmë të bëjmë më shumë në këtë drejtim për zbatimin në praktikë të këtyre të drejtave sepse ekzistojnë të gjitha mundësitë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi edhe figurën e Gramshit.

“Sigurisht karakteri i fortë i Gramshit, vinte edhe për shkak të përkatësisë së tij arbëreshe. Plataçi ka meritën e vet, për arsye se personaliteti ndonjëherë ka shpesh një vlerë shumë të fortë, për t’i bërë idetë e pavdekshme. Botën dhe njerëzimin i çojnë përpara njerëzit me personalitet të fortë, të cilët u rezistojnë presioneve sidomos atyre që vijnë nga pushteti, nga materializmi, nga paraja, nga interesat financiare,” tha Meta.

Ai foli edhe për presionin e globalizmit.

“Sot jetojmë në presione nga më të mëdhatë, dhe një presion është ai që vjen nga globalizimi. E ndjejmë ne që jemi vende më modeste se Italia, por edhe Plataçi e ndjen, edhe Kalabria e ndjen, edhe Jugu i Italisë e ndjen. Prandaj duhet të bëjmë çdo gjë për të ruajtur traditat tona, zakonet tona.

Presioni kryesor i globalizmit është të jepemi pas momentit dhe të harrojmë identitetin, historinë dhe rrënjët tona. Por pa identitet, pa histori, pa rrënjë nuk ka të ardhme. Dhe besoj që ky është mesazhi më i mirë që mund të japim edhe këtu nga Plataçi dhe nga Kalabria,” theksoi Meta.

Pas

Dalin sheshit të fshehtat e Festivalit të RTSH-së/ Tashmë edhe Erik Lloshi u kundërvihet (Video)

Para

“Po e përdorim politikisht”, Lleshaj për Alvin: Rast që duhet të tregojë se terrorizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëri

Para
“Po e përdorim politikisht”, Lleshaj për Alvin: Rast që duhet të tregojë se terrorizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëri

"Po e përdorim politikisht", Lleshaj për Alvin: Rast që duhet të tregojë se terrorizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm rus Lavrov takim me Xi Jinping, diskutime për kontaktet dypalëshe dhe vizitën e Putin në Kinë

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

Kosova pranon autoblinda amerikane, pilotët e FSK-së përfundojnë trajnim në Turqi

Shpërndante kokainë në Valias, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.