Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë sot, për tragjedinë që përfshiu shtetin italian, atë të shembjes së urës në Genova, ku ndërmjet viktimave ishin edhe dy shtetas shqiptarë.
Në mesazhin e ngushëllimit në gjuhën italiane drejtuar kryeministri italian, Rama shkruante se kjo tragjedi ka thyer zemrat e të gjithëve, aq më tepër që në mesin e viktimave ishin edhe dy shqiptarë.
Por postimi i Ramës në gjuhën italiane, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së një studentit 20 vjeçar, i cili nuk ngurron edhe ta korigjojë.
Konkretisht kryeministri shqiptar i ka hequr nje “l” fjalës dell’Albania duke e shkruar del Albania. Kjo nuk i ka shpetuar studentit Jeton, i cili ka tentuar t’u tërheqë vëmendjen edhe kryeministrit italian Giuseppe Conte, por edhe Endri Fugës.