Ditën e sotem kryedemokrati Basha ka mbajtur në Farkë një takim me anëtarët e rinjë të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se me kryeministër Ramën në krye nuk do të ketë zgjedhje të lira, e aq më pak integrim të vendit drejt Europës.
Sipas tij në Shqipëri nuk ka asnjë investim të huaj që prej 6 viteve. Ekomoni shqiptare po shkon drejt falimentimit. Ai ka theksuar dhe një herë se nuk ka asnjë ndryshim nga qëndrimi i opozitës, lidhur me djegien e mandateve apo me zgjedhjet.
“Djegia e mandateve ka qënë vendimi më i drejtë moral dhe politikë. Tani jemi ballë për ballë me gjithçka që na kërcënon demokracinë. Vetëm duke çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe qeverinë nga bashkëpunimi me oligarkët do të hapim derën e Europës. Unë e di si hapet dera e Europës kur futëm Shqipërinë në NATO. Atëherë kishim shumë problem por nuk ekzistonte njëri prej tyre, qeveria e inkriminuar. Dhe për shkak të kësaj qeverie të kapur nga krimi nuk kemi tashmë asnjë investim të huaj. Ekonomia dhe qeveria ka nevojë të çlirohet.
Me Edi Ramën nuk ka integrim në Europë. Nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku politikanët kapen duke vjedhur. Këto nuk janë standarte europiane. Sinjali që kumbon nga Samiti i Berlinit është i qartë, për njeriun më të paaftë i cili nuk ka bërë asnjë hap drejt BE, por sot do të na kthejë 10 vite mbrapa, sepse bota ka sy dhe veshë. E vërteta del haptazi, is ajo që keni ju në shtëpitë tuaja. Jemi një vend i cili në vend që të ecë përpara ka ecur mbrapa.
Ekonomia i është dorëzuar drogës. Dhe ju e dini çfarë do të thotë kjo për vendin. Zuzarët e lidhur me qeverinë nuk kanë pse punojnë fare, sepse me një kamion bananesh i sigurojnë të gjitha, me ato që fshehin poshtë bananeve. Kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor, sepse nuk ka hapa para por ka hapa mbrapa.
Cila është rruga për të zgjidhur këtë problem të madhe, është vetëm rruga e PD. Është rruga për t’i kthyer sendin e vjedhur të zotit. Sendi i i vjedhur është vota”
Lulzim Basha ka falenderuar nga zemra që të gjithë ata të cilët janë në anën e kryengritjes popullore, dhe në anën e protestave të njëpas njëshme të opozitës.