Gazetarja Erenestina Halili po kalon një periudhë shumë të keqe, pa djalin e saj Kejdin, i cili humbi jetën në një aksident me motor më 21 nëntor, së bashku me mikun e tij këngëtarin Ergi Dini. Gazetarja ka postuar një mesazh special e shumë prekës në ditën e fundit të ndërrimit të viteve në rrjetet sociale Ndër të tjera ajo shkruan se sot numërohen 40 ditë pa Klejdin.
Postimi:
“Për ty bir, në Kishën më të vjetër 500- vjeçare,në qytetin më të vjetër amerikan,St Augustine, për ty lutje Jezusit e Shën Marisë…
Sot numërohen 40 ditë pa ty, ndërsa numri 21, shënon 3(tre) herë, 3 (tre) 7(shtatat) e Zotit fuqiplotë!
U baftë vullneti i Tij!
Mirënjohje të thellë juve, që i bashkoheni lutjeve për Kejdin!
Gëzofshi në paqë, bekimet e Zotit!” (J.V/Shuplaka)