11:53 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mesazhi që i prish punë, Gjykatësi Miri akuzohet se liroi të kërkuarin për vrasje në këmbim të mijëra eurove

07:50 | 12/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Iu gjetën 300 milionë lekë në banesë, ndalohet Gjyqtari i Apelit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë 3 prova që implikojnë gjyqtarin Shkëlqim Miri në marrjen e 20 mijë eurove, për ti ndryshuar akuzën Gentjan Dodës.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sqarojnë për ‘’Shqiptarja.com” se kanë në dorë pamjet filmike të një kamere sigurie në Fushë-Krujë.

Në këto pamje duket sekseri i cili merr 20 mijë euro nga një i afërm i Gentjan Dodës. Burimet konfirmojnë se në këto pamje është njëri prej sekserëv4 Kujtim Miri ose Alban Buçi.

Gjithashtu pas marrjes së 20 mijë eurove, Gentjan Doda merr një mesazh në Ëhatssapp ku i thuhet se “çështja do rregullohet brenda disa javësh”. Mesazhi Gentjan Dodës është dërguar nga një tjetër i dyshuar se kishte dijeni për dhënien e lekëve.

Prokuroria ka improvizuar sekuestrimin provizor të këtij celulari, për të marrë mesazhet, duke i thënë personit në fjalë se celulari dyshohej si i vjedhur. Pas marrjes së komunikimit me Gentjan Dodën, celulari i është rikthyer brenda disa orësh personit në fjalë.

Por prova më e rëndësishme që kanë në dorë hetuesit janë edhe disa tabulate telefonike dhe mesazhe të gjyqtarit Shkëlqim Miri. Ky i fundi ka komunikuar në telefon me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe sekserin Alban Buçi.

Ende nuk dihet përmbajtja e këtyre komunikimeve, por burimet theksojnë se ato lidhen pikërisht me marrjen e 20 mijë eurove, për ti ndryshuar akuzën Gentjan Dodës nga “Vrasje” në “Plagosje”.

Pasditen e së premtes, policia ka ekzekutuar dhe dy vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda për arrestimin e dy persona të tjerë të dyshuar si sekserë të gjyqtarit në marrjen e pagesës prej 20 mijë euro. Në prangat e policisë ka rënë kushëriri i gjyqtarit Kujtim Miri si dhe Alban Buçi.

Policia e vuri në pranga Shkëlqim Mirin mbrëmjen e së enjtes me akuzën e Korrupsionit. Përpara hetuesve, gjyqtari është përlotur, duke thënë se paratë ishin të një të afërmi dhe se ai kishte vetëm 3 milionë lek të reja kursime.

Pritet që gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzën.

(E.KFAXWEB)

Etiketa: gjykatesishkelqim miri
Pas

Mos u gënjeni nga dielli! Si pritet të jetë moti sot dhe në ditët në vijim

Para

HOROSKOPI. 12/11/2017

Para
HOROSKOPI. 27/08/2017

HOROSKOPI. 12/11/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

250 milionë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për rindërtimin e Libanit pas luftës

Murtaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi pati sukses sepse ishte i ndaluar

Trump: Zelensky një djalë i mirë, Putin tregoi sjellje pozitive në samit

Trump shpreh krenarinë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Asambleja e SEPCA-s në Berat, Proda: Bashkëpunimi policor rajonal, thelbësor për sigurinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.