Messenger tashmë do të vijë me risi të reja për të gjithë përdoruesit e saj.
Së shpejti do të jetë në dispozicion mundësia që dikush t’i fshijë mesazhet e dërguara.
Sipas “TechCrunch”, opsioni “rikthim” do të vijë në muajt e ardhshëm, ndërsa nuk dihen detaje tjera.
Kjo lëvizje vjen pasi u zbulua se Facebooku kishte fshirë mesazhet që themeluesi Mark Zuckerberg kishte dërguar përmes Messengerit. Messengeri tashmë ofron “bisedat sekrete” ku përdoruesit caktojnë një kohë para shkatërrimit të mesazheve. Megjithatë aty njoftohen të gjithë në bisedë për këtë veprim.
Një zyrtar i Facebookut ka deklaruar për “The Verge” se këto veçori janë diskutuar disa herë.
“Tani do të bëjmë një veçori për fshirje. Ajo do të marrë pak kohë. Deri kur të jetë gati, nuk do të fshijnë asnjë mesazh të ekzekutivit tonë. Është dashur ta bënim këtë më herët – na vjen keq që s’e bëmë”, ka thënë”-deklaroi ai.
(S.M/Faxweb.al)