09:22 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Mesfusha e Interit shpërbëhet, një tjetër futbollist rrezikon të ikë

18:12 | 02/07/2025
në Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mesfusha e Interit shpërbëhet, një tjetër futbollist rrezikon të ikë

Në një futboll gjithnjë e më të paparashikueshëm, emri i Davide Fratezit vazhdon të qarkullojë në orbitën e merkatos. Nga Roma në Napoli, me një ndalesë pranë zërave që e lidhnin me Juventusin, e deri te sinjalet e fundit nga Spanja. Sipas raportimeve të fundit nga Madridi, mesfushori i Interit është në radarët e Diego Simeones dhe Atletiko Madridit.

Një skenar që rikthen në qarkullim spekulimet për të ardhmen e Fratezit, pikërisht në një moment kur gjithçka dukej se ishte stabilizuar. Largimi i Simone Inzagit dhe emërimi i Kristian Kivusë në krye të stolit zikaltër ishte përshëndetur me entuziazëm nga vetë lojtari, që shprehu besim dhe dëshirë për të qenë pjesë e projektit të ri. Por, paqja zgjati pak…

Fratezi nuk u aktivizua në Botërorin e Klubeve, ndërsa rikthimi i tij i parakohshëm në Itali lidhet me një problem fizik që daton që nga ajo gjysmëfinale epike ndaj Barcelonës. Ndeshja që përfundoi 4-3 i dhuroi emocione të rralla “San Siro”-s, por edhe një lodhje të madhe për mesfushorin italian, i cili u shfaq i rraskapitur pas fishkëllimës finale.

Në epokën e “Oaktree”, ku çdo operacion financiar peshohet me kujdes, Interi ka ndjekur një qëndrim të qartë, i dëgjon të gjitha ofertat, por pret që vetë lojtarët të shprehin pozicionin e tyre. Kështu ndodhi me Inzagin, po ndodh tani me Çalhanoglunë dhe natyrisht nuk përjashtohet as Fratezi nga kjo logjikë.

Vlera e tij, vetëm pesë muaj më parë, llogaritej në 40 milionë euro. Atletiko, sipas të gjitha gjasave, ka shfaqur interes, por ka refuzuar një propozim nga Interi për të përfshirë në marrëveshje sulmuesin e ri Xhuliano Simeone. Nëse bisedimet do të vazhdojnë, ato do të bëhen vetëm mbi baza ekonomike.

Pas

Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka

Para

“Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Para
“Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

“Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

 



Të Fundit

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Finalizohet operacioni “Wanted”: arrestohet 17-vjeçari i kërkuar për plagosje të rëndë

Veliaj kërkon liri nga burgu, gjykata e lartë vendos në dhomë këshillimi

Rama: Po përfundojmë punimet për korsi të reja në autostradën Tiranë–Durrës

Trump premton më shumë armë për Ukrainën: “Ata Po Goditen Rëndë”

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.