Përdorimi i video-asistentit (VAR) në të gjithë Europën po kosiderohet si pozitiv pasi ka zgjidhur telashet e gjyqtarëve dhe po korrigjon gabimet e tyre. Megjithatë jot ë gjithë futbollistët mendojnë se kjo është një gjë e mirë në futboll. Kështu për mesfushorin e Shqipërisë, Amir Abrashi, teknologjia e ka shëmtuar futbollin.
“Është një m… i madh, nuk më pëlqen aspak. Me video-analizë çdo gjë është e ngadaltë dhe çdo faull duket shumë më i rëndë. Ravet nuk dëshiron t’i thyejë këmbën, ai është djalë i mirë. Kjo me video është një m… i madh”, ishte komenti i Abrashit për të përditshmen gjermane “Kicker”.
Abrashi kishte në mend episodin e fundjavës në ndeshjen Fraiburg-Borusia Dortmund, ku shoku i tij i skuadrës, Ravet, u ndëshkua me të kuq pas një faulli kundër Shmelcer, të cilin gjyqtari e vlerësoi fillimisht si të denjë vetëm për karton të verdhë.
“Me 10 lojtarë ishte shumë më e vështirë ndaj një skuadre të tillë. Por e dinim se duke punuar në mbrojtje mund t’ia dilnim, gjëja kryesore ishte të mos pësonim”, tha Abrashi i cili luajti 90 minuta në barazimin 0-0. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post