Sipas studimeve të kryera nga studiuesit e fushës, truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve.
Sipas kërkuesve, këto zbulime ndoshta mund të ndihmojnë për të shpjeguar faktin se përse shumë femra janë më të prirura të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit.
Studimi në fjalë është kryer nga shkencëtarët e klinikës “Amen” në Kaliforni, dhe ka krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe i ka analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës.
Kështu, shkencëtarët dolën në përfundimin se femrat janë më të pritura të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.
Ndërsa sa i përket meshkujve, sipas kërkuesve ata kanë shkallë më të lartë të ADHD-së dhe çrregullimeve tjera të ngjashme.
Studimi ka zbuluar gjithashtu se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili është përgjegjës për përqendrim, kontrollin e impulsivitetit etj.
Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës, bashkëpunimit, etj.
Discussion about this post