Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda për shtyren javën e ardhshme të shqyrtimit të kërkesës së PDIU për ngritjen e Komisionit për Çështjen Çame deklaroi se nuk ka pasur një konsesus mes palëve për të kuptuar objektin.
“Nuk ka pasur një konsensus mes palëve për të kuptuar objektin. Do të konsultohemi më ta gjithë javën e ardhme për të parë këtë kërkesë. Është një kërkesë që duhet të shkojë përpara, për të parë masakrën e çamërisë, për të parë përmasat. Besoj se javën e ardhme do të kemi lajme të reja. Do kërkojmë zbardhjen e dëshmitarëve okularë dhe dosjet që ndodhen në arkivat. Nuk ka asnjë qëllim që të shkelim juridikisonin e shtetit tonë, por duam të nxjerrim të vërtetën për atë krim”, u shpreh Mesila Doda. (J.V/Shuplaka)