Ish deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda e ftuar në “Vila 24” në “News 24” është rrëfyer se përse u prish me Lulzim Bashën dhe shkoi te PDIU-ja. Sipas saj Olldashi do të ishte lideri i vërtetë i Partisë Demokratike dhe ka qenë miku i saj.
“Ju e dini pak a shumë. Unë isha në kontradiktë prej dy vjetësh me lidershipin e PD. Po prej kësaj është. Vazhdoj të mendoj që ai (Olldashi) do ishte lideri i vërtetë i PD-së. Shkaqet ishin që unë nuk i bindesha gjërave që mendoja se ishin abuzive në PD. Dhe jo hajde vëmë një e shohim çdo dalë rrugës. Ndaj mos ta vijojmë më këtë bisede. Ndaj nuk vazhdova për t’i thënë ‘derrit dajë’. Berisha ishte një lider historik, ishte një gjë tjetër. Edhe me Berishën kishte biseda intensive personale. Por me Berishën fliteshin gjërat dhe ishin aty, nuk ishte që bëheshin bisedat dhe pastaj dilje dhe thoje një gjë tjetër. Kishte një lloj peshe tjetër ai.”, tha Doda.
Nga ana tjetër Doda tha se kur shihet në Parlament me Berishën përshëndeten, ndërsa me Bashën shumë rrallë. (J.V/Shuplaka)