Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Mesila Doda, ka publikuar një video ku shikohet se si komisionerët i marrin votat e PDIU-së dhe ia kalojnë një partie tjetër.
“Shume e rendesishme… akti i pare i zbulimit te vertetes…
Kjo video qe po hedhim sot eshte vetem akti i pare i nje filmi qe titullohet: “Si shkaterrohen zgjedhjet ne Shqiperi…”
Vini re me kujdes se si ne sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojne ne ate te nje force tjeter politike…
Ky eshte vetem akti i pare i nje rradhe te gjate rastesh qe tregojne se ku shkojne votat e PDIU si ne kete rast…
Ne videot e tjera, do ju afrojme vepra te tjera nga numerimi “korrekt” ne mes te Tiranes…”, shkruan Doda krahas videos.
Kujtojmë se deputetja e PDIU-së ka deklaruar edhe më parë, se votat e partisë së saj janë vjedhur dhe i kanë kaluar një force tjetër politike. Mbi të gjitha për votat në Tiranë dhe mandatin e humbur të Shpëtim Idrizit.
Sakaq, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar kërkesën e PDIU-së për mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post