15:44 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Mësimi civil që jep kioska e Eljan Taninit

17:00 | 11/02/2017
në Te Gjitha
0
Kauza që duhet mos ta lëshojë Lulzim Basha

Nga Dritan Hila

Në opinionin publik ka ngjallur pështirosje sjellja e fundit e një personazhi që u bë i njohur gjatë protestave të shoqërisë civile kundër ndërtimit të parkut të lojrave pranë Liqenit Artificial. U bë i njohur për një foto ku portreti i tij ulërinte, për një kapje duarsh që i kishin bërë policët bashkiakë.
Quhet Eljan Tanini, dhe nëse atëhere jo shumë njerëz e mbajtën mend emrin e tij, sot duhet të jetë i bindur se ka fituar popullaritet, ku të pavarurit e përbuzin, ndërsa ndjekësit e Veliajt e përqeshin.
Në ato kohë njerëzit u solidarizuan me këtë djalë që i qasej portretit të Ho Shi Minit në të ritë e vet, por që me Ho Shi Minin nuk i përputhej asgjë tjetër, pasi vietnamezi ishte revolucionar asket, ndërsa djali nga Tirana pelivan me fletë.

Personalisht kam çuar gazetarë të dritare.net, të pasqyronin ngjarjen, intervistuar protagonistë dhe madje Profesor Artan Fuga bëri artikull në përkrahje të tij.
Sot, njerëzit kanë të drejtë të ndjehen të manipuluar. Djali, një përdredhje krahu, e këmbeu me një projekt 20 mijë eurosh të financuar nga Bashkia e Tiranës, fill pas protestave. Me ato para me gjasa ka blerë kioskën për ta vendosur tek parku i liqenit artificial me leje të dhënë po nga kjo Bashki. Pastaj justifikimet e tij për librari fëmijësh, janë mesa duket vazhdim i talljes që ju bën njerëzve.

Nuk ka përdorim më të turpshëm të kauzave qytetare. Nuk ka akt më të shëmtuar sesa të spekulosh me mirëbesimin e njerëzve. Janë ca si ky që kanë ulur në minimum besimin e publikut të gjerë ndaj protestave të shoqërisë civile, ndaj idealizmit të njerëzve, dhe protestës qytetare. Dhe është ky gjest interesi që penalizon moralisht idealistët e tjerë. Pas këtij akti prej pocaqie, më shumë se deri dje, njerëzit kanë të drejtë të akuzojnë për interesa okulte çdo protestë. Aq më shumë do të ndodhë kjo në një vend që mendon vetëm politikisht si Shqipëria. Rikuperimi i besimit ndaj protestave civile do të dojë akoma më shumë kohë të rifitohet, pasi jemi në prag fushate elektorale dhe politizimi është i skajshëm.

Pas kësaj ndodhie që të lë në gojë, shijen e bakrit, kemi dy alternativa: E para është të dorëzohemi në gjendjen aktuale, ku qeveris një kastë e cila e ka kthyer gjithçka në spektakël, duke filluar nga rritja ekonomike, kriminalizimi dhe deri në talljen me shoqërinë civile. Ndërsa e dyta është të reagojmë duke e dhuruar besimin tonë tek të rinj që dalin. Padyshim që edhe mes prurjeve të reja do të ketë idealistë siç do të ketë materialistë. Të parët do të jenë të paktë dhe të dytët më të shumtë, si Tanini. Të parët nuk dinë t’i bëjnë reklamë vetes siç i bën Tanini e kompani. Por në kërkim të idealistëve ia vlen të rrezikohet. Duhet përkrahur ndryshimi, duhet votuar e reja. qoftë edhe duke u zhgënjyer. Përndryshe duke ndenjtur në këtë batak, të sigurtë kemi vetëm malarjen.

*Marrë nga dritare.net.

Etiketa: Dritan Hilaeljan taninikioska
Pas

“BMW” përplas keqazi nënën dhe fëmijën 5-vjeç (VIDEO)

Para

Historia prekëse e zonjës nga Pogradeci/ Trompoza i merr dy këmbët por shteti s’i jep pension invalidi

Para
Historia prekëse e zonjës nga Pogradeci/ Trompoza i merr dy këmbët por shteti s’i jep pension invalidi

Historia prekëse e zonjës nga Pogradeci/ Trompoza i merr dy këmbët por shteti s’i jep pension invalidi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare

Edi Rama ndan pamjet pas pastrimit të hapësirës publike në zonën e “Deliorgjit” në Tiranë

Supergoli që magjepsi polakët, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

SIGURIA DETARE/Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.