Një numër i madh besimtarësh kanë shkaktuar trafik në orët e mesnatës teksa po shkonin drejt Kishës së Shna Ndout në Laç. Pelegrinazhi nisi me një numër të reduktuar, por radhët e gjata u shtuan me kalimin e minutave.
Pelegrinët të ardhur thuajse nga të gjitha zonat e vendit kanë kryer ritet fetare pranë vendit të shenjtë, pranë Kishës së Shna Ndout në Laç, e njohur si ndër 6 vendet e shenjta të pelegrinazhit të globit.
Pader Ndue Toplana shprehet për gazetarin e Fax News, Ahmet Zani, se jo si cdo vit, pjesëmarrja në ritualin e kësaj dite është në një numër më të ulët nga kushtet e krijuara si rezultat i situatës pandemike e cila ka mbërthyer tërë globin. Ndodh që besimtarët në mesnatë kanë mbushur rrugët e qytetit te Laçit dhe janë ngjitur drejt vendit të shenjtë për tu lutur pranë shenjtores së Shna Ndout.
Pelegrinët kulmojnë aq sa dhe trafiku rëndohet, dhe në mesnatë, pasi njerëzit vijnë të luten që të shërohen, nga sëmundje të ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi. Kjo Shenjtore thuhet se ka bërë mrekulli, ndaj dhe besimi është i madh te ky vend i shenjtë.(A.M/Faxweb.al)