Mësohen oraret se kur do të luajnë Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës ndeshjen e tyre të paraë për turin e dytë.
Ekipi korçar do të luajë përballë Kairat Alimatit me 13 korrik në orën 16:45 në stadiumin “Almaty Ortalyk” të qytetit të Almatit.
Ndërsa ekipi tjetër shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës do të luajë përballë Helsinkit të enjten e 13 korrikut në orën 18:00.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Mlladost” të Strumicës.
Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës u kualifikuan falë një paraqitje mjaft të mirë në dy ndeshjet e para ku fituan me një rezultat të thellë përballë kundërshtarëve të tyre. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post