Gjatë ditës së sotme, socialdemokratët evropianë kanë mbajtur një konferencë për fuqizimin e të rinjve në Durrës.
Mirëpo, sipas “GSH”, kryeministri Edi Rama ka anuluar pjesëmarrjen e tij kur ka marrë vesh se i pranishëm do ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Ndryshe nga Rama, Meta e mbajti fjalën dhe u paraqit në mbledhje, ashtu siç e kishte paralajmëruar. Për më tepër mbajti edhe një fjalë përshëndetëse për të rinjtë.
Ndërsa zëvendës presidenti i “S&D Group” ka thënë se ndjente keqardhje për mungesën e Ramës.
Të pranishëm kanë qenë Viktor Bostinaru, Knut Fleckenstein, Tanja Fajon dhe Tonino Picula. Të ftuar kanë qenë edhe disa nga krerët më të lartë të shtetit.
“Falenderoj z. Meta për pjesëmarrjen dhe ndjejmë keqardhje për mungesën e z. Rama në këtë konferencë”, ka thënë Bostinaru. (D.D/Shuplaka)