01:34 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mësojmë me hell në dorë”, deputeti demokrat publikon fotografitë nga shkolla ku piqet mish në hell e hahet në klasë

16:57 | 04/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mësojmë me hell në dorë”, deputeti demokrat publikon fotografitë nga shkolla ku piqet mish në hell e hahet në klasë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe Ministrisë Arsimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar disa foto nga shkolla 9-vjeçare Zhepë, Skrapar, ku disa nxënës shfaqe me një berr të pjekur në hell, të cilin e hanë në ambientet e klasës, sikur të ishin në restorant.

Në postimin e publikuar nga Boçi thuhet: “SHKOLLA KU MISHI PIQET E … MINISTRIA NUK DIGJET

Deri më tani Ministrinë e Arsimit dhe drejtuesen e kam quajtur të paaftë dhe të papërgjegjshme.

Me sa duket qenkam gabuar!??

Fotot e mëposhtme të bëra në shkollën 9 vjeçare Zhepë, Skrapar ma “ndryshuan” tërësisht opinionin.

Ministria duket hapur këtu që është “gjeniale” dhe shumë “serioze”.
Shpikjet e saj nuk shterojnë asnjëherë.”

Më tej Boçi ironizon, nëdrsa shkruan se kjo është “nisma” mësojmë me hell në dorë.

““Mësojmë me hell në dorë” quhet kjo nisma më e re e Ministrisë, e cila shoqërohet me iniciativën e Qeverisë: “Ndalohet alkooli jashtë shkollave… e lejohet brenda”.”, shkruan Boçi.

Sipas tij, “Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, “ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija”.

Faktet ulërasin!
E nuk janë të vetmet.
Rrëfejnë saktë se si institucionet tona arsimore janë degraduar tashmë jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht në pjesën dërmuese të tyre.”

Boçi shprehet se, “Tani në shkollat tona “të gjeneratës së re”, ndodh gjithçka.

Aty dhe shpërndahet “mall”, siç tregojnë shumë denoncime të nxënësve e prindërve, bëhen dhe mbledhje partie, por dhe njëkohësisht hahet e pihet qelepir e bëhet aheng për shtatë palë qejfe.

Shkolla së fundmi është dhe gjelltore dhe thertore dhe han me katër porta, ku vetëm mësim e edukim nuk ndodh të bëhet, ose rrallë bëhet.

Kjo është pamja reale e arsimit përtej fjalëve të stisura të Ramës e Linditës.
Rroftë Rilindja e … hellit në Arsim!”

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Para

A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës? Ja çfarë thonë ekspertët

Para
A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës? Ja çfarë thonë ekspertët

A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës? Ja çfarë thonë ekspertët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.