05:22 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Messi apo CR7, cili shënoi më shumë gola? Krahasimi gjatë dekadës

10:13 | 25/12/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Messi apo CR7, cili shënoi më shumë gola? Krahasimi gjatë dekadës

Rivalitet i ashpër mes tyre në nivelin e çmimeve personale, trofeve me klubet, golave të shënuar etj. Gjatë dekadës që do të përfundojë, të dy kanë qenë në krye të klasifikimeve, në podium dhe me medalje të arta rreth qafës. Ata janë dy “kanibalët”, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi. Të aftë për t’i ndarë vazhdimisht fitoret e Ligës së Kampionëve, “Topin e Artë”, “Këpucën e Artë”, titujt e kampionit në ligat përkatëse. Por, kush ka shënuar më shumë që nga viti 2010 e deri më sot?

Teksa Leo Messi ka vazhduar të luajë në Barcelonën e tij të dashur, me qëllimin për të qëndruar aty përgjithmonë, e ka fituar tri herë Champions-in. Cristiano Ronaldo ka vendosur të provojë një aventurë të re në një ligë tjetër. Juventusi është shtëpia e tij e tanishme. Me bardhezinjtë, portugezi është ngadalësuar ndjeshëm në drejtim të shënimit të golave, në krahasim me Messin, i cili udhëton përmes numrave të jashtëzakonshëm në La Liga.

Duke ndryshuar fanellën dhe kampionatin, luzitani është kthyer në pothuajse numra njerëzorë, duke humbur kështu mundësinë për të qenë golashënuesi më i mirë i dekadës. Ashtu si në “Topin e Artë” të vitit 2019, edhe në këtë drejtim, CR7 e hap krahun për Messin. Për ta shtyrë argjentinasin drejt “Olimpit” kanë shërbyer veçanërisht dy vite kalendarike të dekadës së fundit: ai që do të mbyllet së shpejti, i cili e pa kapitenin blaugrana me 11 gola më shumë se Cristiano Ronaldo; dhe natyrisht viti 2012, kur Messi nënshkroi shifrën e jashtëzakonshme të 91 gola në vend të 63 golave të rivalit të madh.

Nëse viti 2012 ishte maksimumi i arritur nga Messi, një rekord i lartë jo vetëm në sfidën personale me Cristiano Ronaldo, ky i fundit e shtyu veten deri në kuotën e 69 golave vitin e ardhshëm, duke e lënë mbas argjentinasin me 24 “hapa”. 2013 është i vetmi vit kalendarik, në të cilin “Pleshti” nuk ka shënuar të paktën 50 gola në këtë dekadë, duke u ndalur në kuotën 45.

Pra, pyetja që shtrohet sot, në kohë bilancesh, është e tillë: sa gola kanë shënuar Cristiano Ronaldo dhe Messi që nga 1 janari 2010 deri në këtë fund të vitit 2019? Më shumë se 1000 gola në total. Ka edhe më shumë, duke pasur parasysh që totali madje e tejkalon shifrën 1100, duke u ndaluar në 1133 gola. Triumfi i argjentinasit, me të vërtetë është jo shumë i madh në këtë drejtim: 579 gola në dekadë për Messin përkundrejt 554 golave për CR7.

Golat zyrtarë të Messit dhe Ronaldos në periudhën 2010-2019:

Pas

Deklarata që nuk dëgjuam: Elvana Gjata paska folur menjëherë pas festivalit

Para

Video/ Pas fëmijëve dhe plakave, Edi Rama puth në ballë biznesmenin e njohur Pëllumb Salillari

Para
Video/ Pas fëmijëve dhe plakave, Edi Rama puth në ballë biznesmenin e njohur Pëllumb Salillari

Video/ Pas fëmijëve dhe plakave, Edi Rama puth në ballë biznesmenin e njohur Pëllumb Salillari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.