Pas hetimeve të shumta Leo Messi dhe babai e tij janë shpallur fajtorë nga gjykata për evazion fiskal. Megjithatë tifozët e Barcelonës mund të qëndrojnë të qetë sepse dënimi prej 21 muajsh nuk parashikon hyrjen në burg të 29-vjecarit dhe babait të tij, kjo sepse ligji spanjoll e thotë qartazi se për dënime më ulta se 24 muaj, personat përgjegjës nuk futen në burg dhe dënimi mund të shlyhet me një gjobë të majme. Gjatë muajit Qershor Messi dhe i ati u gjykuan për mashtrim fiskal pasi gjatë viteve të fundit 2007, 2008 dhe 2009 nuk i kanë paguar taksat shtetit spanjoll.
pala mbrojtse bëri propozimin që të dënohej me vetëm 1 vit gjysmë i ati i futbollistit i cili ishte shkaktari kryesori i evazionit fiskal ndaj shtetit spanjoll. Gjithsesi në fund gjykata e Barcelonës vendosi ti dënojë me 21 muaj burg si Leon ashtu edhe Jorge Messin, dënim ky që mund të shlyhet me gjobë dhe që nuk parashikon hyrjen në burg për asnjërin prej tyre. (B.H/Shuplaka)