23:17 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mësues për Shqipërinë” mes katër rrugëve, qytetari nga Pogradeci rënditet i dyti por vazhdon të jetë i papunë (VIDEO)

21:34 | 05/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mësues për Shqipërinë” mes katër rrugëve, qytetari nga Pogradeci rënditet i dyti por vazhdon të jetë i papunë (VIDEO)

Portali “Mësues për Shqipërinë” ka qenë një nga reformat që Ministria e Arsimit ka trumbetuar me të madhe. Nëpërmjet këtij portali shumë kandidatë për mësues mund të aplikonin dhe më pas të përzgjidheshin për një vend pune.

I tillë është edhe rasti i Geraldit nga qyteti i Pogradecit, i cili në portalin e vitit 2015 është renditur në vendin e dytë, por ai vazhdon të jetë në pritje të një vendi pune.

Gerald Kastrioti tregon për emisionin investigativ “STOP” në Tv Klan, se pasi doli fituesi i dytë në portalin “Mësues për Shqipërinë” mësoi hapjen e një vendi vakant në shkollë, në të cilën mori përgjigje se duhej rregulluar sistemi dhe zakonisht kjo ndodhte në fillim të vitit shkollor.

“Nga rezultatet paraprake të portalit jam renditur i dyti në qarkun e Korçës dhe si rrjedhojë i rrethit të Pogradecit. Pas punësimit të kandidatit të parë, unë jam klasifikuar si i pari në listën “Mësues për Shqipërinë”. Që nga ajo kohë nuk kam reshtur së kërkuari vendin e punës. Në muajin maj në një shkollë 9 – vjeçare në rrethin e Pogradecit është krijuar një vend pune, për shkak të daljes në pension të një zonje dhe unë kam shkuar për të kërkuar të drejtën time, në varësi të pikëve që kam pasur dhe më është  thënë që, zonja ka qenë me 16 orë dhe jo me normën e plotë 21 orë. Kam kontaktuar me zonjën Lindita Nikollën dhe më ka thënë që, mos u shqetëso sepse nuk bëhet emërimi në fund të vitit, por në fillim të vitit shkollor, pra në shtator. Kam shkuar në shtator për t’u interesuar sërish, ai vend nuk ka qenë më. Unë kam kryer studimet e larta në Tiranë për lëndën Edukim Fizik.”, ka rrëfyer ai.

Ilir Tora, drejtor i Zyrës Arsimore Pogradec shpjegon për “STOP”, se sapo të hapet një vend pune për mësimdhënie në Edukim Fizik, ai do të thirret. Në të kundërt, ose duhet të konkurojë sërish në portalin “Mësues për Shqipërinë”, ose të bartë pikët në konkurimin e vitit tjetër.

“Nuk është krijuar akoma vend pune për lëndën Edukim Fizik, që të ftohet Geraldi. Me t’u krijuar vendi vakant për këtë lëndë, Gerald Kastrioti do të ftohet të fillojë punë. Duhet t’iu sqaroj se problemi është i tillë që, vendi vakant që është hapur në një shkollë 9 – vjeçare, ne kemi rregulluar sistemin arsimor aktual dhe Geraldi duhet ose të mbartë pikët për portalin që vjen ose të ritestohet edhe njëherë në portalin e ardhshëm.

Për drejtuesin e Departamentit të Arsimit në PD, deputeti Luçiano Boçi, ky portal është një abuzim, pasi nuk tregon as vendet vakante dhe as shpall fituesit.

“Është skemë e pastër mashtrimi. Kujtoj që ky portal u ndërtua për të mbuluar zhurmën e madhe të rasteve skandaloze me emërimet korruptive dhe politike. Numri në fillim ka qenë i madh, më pas u duk, që vitin tjetër për shkak të mënyrës së aplikimit, për shkak të mashtrimit të tij, besimi ra dhe 50 % e atyre që konkuruan një vit më parë, u futën në konkurim dhe këto shifra janë më të ulëta edhe këtë vit. Ka edhe një element shumë të rëndësishëm në faqen e ministrisë, nuk pasqyrohen vendet vakante sipas Drejtorive Arsimore. Për vitin e kaluar Drejtoritë Arsimore nuk publikojnë emërimet që janë bërë në bazë të portalit.”, ka thënë Boçi për mikrofonin e “Stop”. (A.R/SHUPLAKA)

 

stop1

 

Etiketa: m videomësues për shqipërinëstop
Pas

Berisha: Ja si mburret Tahiri për punën e të tjerëve, Guardia di Finanza përgënjeshtron mashtrimin e ministrit

Para

FNSH operacion në Mat, kap të rinjtë me thika dhe pistoleta në një lokal bastesh

Para
FNSH operacion në Mat, kap të rinjtë me thika dhe pistoleta në një lokal bastesh

FNSH operacion në Mat, kap të rinjtë me thika dhe pistoleta në një lokal bastesh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.