Një gjimnaz në Tennessee të SHBA-ve ka pezulluar një mësues, menjëherë pas publikimit online të një videoje ku ai shfaqet duke bërë gjeste të papërshtatshme me një nxënëse në klasë.
Në videon shokuese, mësuesi shihet teksa i vendos dorën në shpinë nxënëses në mes të klasës, ndërsa më pas dora e tij rrëshqet poshtë duke e shtrënguar vajzën nga beli. Video mësohet se është filmuar të hënën.
Mësuesi u identifikua si Travis Holland, i cili jep pa pagesë leksione historie dhe basketbolli.
Një prind, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tha për “WZTN” se disa nxënës ishin ankuar tashmë për sjelljet e papërshtatshme të Holland edhe në raste të mëparshme.
Media amerikane u përpoq të kontaktonte me mësuesin, por pa sukses.
Gjimnazi thotë se ka pezulluar mësuesin dhe ka njoftuar autoritetet me të parë videon./tvklan.al
https://www.youtube.com/watch?v=wNQrULnYv1o