Një qytetar me profesion mësues, i ka shkruar në rrjetet sociale kryeministrit Rama duke e pyetur nëse mund të marrë pjesë në fushatë pas orarit të punës.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit, i cili i shkruan se për ato që ka dëgjuar se pas orarit të punës nuk lejohet të shkosh në fushatë, nuk janë të vërteta.
Qytetari: Zoti kryeminister jam nje mesues dhe degjova se nuk duhet te marr pjese ne fushate pas orarit te punes
Rama: Kjo eshte e pavertete!
Disa shkarkime kanë ardhur pasi drejtorë dhe funksionarë të tjerë lokalë janë parë të marrin pjesë në fushatën zgjedhore përkrah partive politike që ndalohet. (M.D/Shuplaka)