Cështja e mësuesit Ëngjëll Bregu, i cili u rikthye në detyrë edhe pse akuzuar për pedofili u diskutua në seancën e sotme plenare.
Deputetja e LSI Erisa Xhixho i drejtoi një sërë pyetjesh ministres së arsimit Evis Kushi lidhur me këtë çështje, duke deklaruar se sistemi përzgjedhës i mësuesve është korruptiv dhe i lejon njerëzit e rrezikshëm të ushtrojnë detyrën pa asnjë pengesë.
Ministrja Kushi tha se kthimi në detyrë I mësuesit nuk bëhej për herë të parë duke theksuar se Bregu ishte shkëputur nga puna herë pas here që nga viti 2004 dhe se Gjykata nuk I hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit.
Xhixho reagoi ashpër në fjalën e saj duke thënë se nuk po krijohet asnjë mekanizëm për të mbrojtur fëmijët nga grabitqarët seksualë dhe nuk po I jepet rëndësia e duhur kur raportohet një ngacmim seksual.
Për këtë arsye, Kushi bëri të ditur se ka biseduar me ministrin Ulsi Manja për të marrë një iniciativë ligjore që disa vepra të rënda penale të mos fshihen asnjëherë nga dëshmia e penalitetit.
(E.D/faxweb.al)
Discussion about this post