Prefektja Angoni inspekton shkollat në Bashkinë Vau Dejës, tre mësuses që kanë rezultuar pozitiv janë zëvendësuar.
Në vijim të monitorimit të masave anti covid në institucionet arsimore në Qarkun Shkodër, Prefektja Angoni u ndal për një vizitë inspektuese në shkollën e mesme te Bashkuar “Mons. Luçjan Avgustini”, për të parë më nga afër sfidat e kësaj shkolle në përfundim të javës së parë të procesit mësimor.
Gjatë vizitës së saj zj.Angoni u shoqërua nga Drejtori i Arsimit, Shëndetësisë, Rinisë dhe Sportit si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave vendore.
Në bazë të statistikave nga Zyra Vendore Arsimore Vau Dejës, rezulton se 3 mësues të kësaj shkolle janë prekur me #Covid19 ndërkohë që janë marrë masat për zevendësimin e tyre dhe nuk është cënuar procesi,