Në aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e datës 19 Dhjetor të vitit 2018 ku humbi jetën një grua e cila quhej Luiza Dule, 48 vjeçe, me profesion mësuese, ndërsa ngjarja ka ndodhur teksa ishte nisur për në punë si çdo ditë drejt shkollës së fshatit Arrëz, por mjeti i më të cilin udhëtonte u përfshi në aksident.
5 mësuesit po udhëtonin me makinën tip ‘Range Rover’, targa AA112CA, ndërsa rruga që të çon në fshatin Arrëz të Devollit është tejet e amortizuar, dhe për shkak të ngricës dhe akullit automjeti ka marrë mbrapsht dhe është përmbysur.
Si çdo ditë, 5 mësuesit e shkollës “Selami Kodra” ishin nisur për në punë, drejt shkollës së fshatit Arrëz p[avarësisht sfidave dhe pengesave.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme që përkon me festën e nënës dhe të gruas, mësuesen Luiza Dule me dekoratën e lartë “Naim Frashëri” pas vdekjes.
“Ky vlerësim është shprehje nderimi dhe respekti, për mësuesen e paharruar Luiza Dule, nënën dhe familjaren model, si edhe për të gjithë arsimtarët, veçanërisht për mësueset në mbarë vendin, simbole të përkushtimit dhe të sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes dhe edukimit te brezat e rinj, duke sakrifikuar deri edhe jetën e tyre!” – shkruan Meta në postimin e tij në facebook.
Luiza para se të ndahej tragjikisht nga jeta, kishte fituar një betejë me kancerin e gjirit. Por pavarësisht sëmundjes së saj, ajo u detyrua të shkonte të punonte në zonën e largët të Arrëzës, një rrugë që bëhet përmes transportit me mjete personale.
Më datë 14.01.2019 Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë të lirë drejtuesin e mjetit që u përfshi në aksident Çlirim Hoxhën, i cili shkaktoi ngjarjen fatale në Arrëz ku humbi jetën mesuesja.
Gjykata e Faktit vendosi masën e sigurise “arrest me burg” ndërsa Apeli e ka ndryshuar masën duke e lënë të lirë dhe i ka vendosur garanci pasurore 3 mln lekë të vjetra.
Në makinën që është aksidentuar ndodheshin 5 mësues të cilët po shkonin në punë në shkollën e Arrzës.
Kujtojmë se më datë 28 Dhjetor 2018 Kreu i Shtetit ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e mësuese, Luiza Dula nga ku u shpreh në atë kohë se ky rast tragjik duhet t’i shërbejë të gjithëve për të reflektuar për kushtet e këqija dhe pasiguritë e udhëtimit të qindra mësuesve në të gjithë vendin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Meta, u garantoi familjarëve të saj që kurrë nuk do jenë vetëm.
“Në Miras të Devollit, në shtëpinë e mësueses së ndjerë, Luiza Dule, nënës së përkushtuar të dy fëmijëve të mrekullueshëm, e cila humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz. I shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj duke i garantuar se nuk do të jenë kurrë vetëm. Ky rast tragjik të na shërbejë për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve anë e mbanë vendit”, shkruante Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)