Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, në takimin e sotëm elektoral në Berat ka deklaruar se dikush në Berat po përdor segmente të policisë të cilët kërcënojnë njerëzit që të mos votojnë LSI-në.
Meta nuk përdori emra, megjithatë nënkuptoi se bëhet fjalë për eksponentë të PS-së.
“Tani është radha që gjithë Shqipëria të ketë forcë të parë LSI. Forcë e parë dhe paparë sepse është forca e rinisë që i ka futur tmerrin oligarkisë.
Kam një pyetje për ju, kë grua socialiste ka hequr LSI-ja në Berat, Arta Daden, Valentina Leskajn? Për ti zëvendësuar me biznesmenë, për të çuar njerëz me rekorde kriminale që i hapën Shqipërisë probleme me dekriminalizimin.
Jo nuk i heq dhe asnjëherë nuk i shkon mendja për këto gjëra, por Ishi-bashkëpunëtori im zgjodhi vendin më të gabuar për të hapur luftë LSI me inskenime nga më të shëmtuarat sepse Berati e di shumë mirë që ka patur një harmoni midis LSI dhe PS por ka pak muaj që ka ardh një karagjoz, që përdor segmente të policisë, për ti bërë presion njerëzve që të mos rrinë me LSI.
E di gjithë Berati ndaj do votojnë LSI dhe jo oligarkët.
Nuk ka patur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit, dhe jo më të kenë gjunjë këta që s’mbajnë dot ekuilibrin e tyre e jo më të trembin Beratin. Për tu dalë doping do ti kërkojnë falje Petrit Vasilit për gjithçka kanë thënë ndaj jush.
LSI ka fuqi rininë. Është rinia që e ka vendosur LSI forcë të parë, janë kudo në krye të listave tona, këtu kemi Silvën, Jolën, Rexhinën, të cilat përfaqësojnë vlerat më të mira të grave dhe vajzave të Beratit
Njëkohësisht ju them se LSI u ka bërë shërbime të jashtëzakonshme vendit, ndërkohë që jo vetëm… Forcë e parë dhe e paparë.
Prandaj dua ti bëj thirrje sot të gjithëve në Berat, në radhë të parë punonjësve të Policisë të Shtetit, sepse me premtim një polici të standarteve europiane dhe të gjithë janë të habitur se si mund të rilindi në 2017, praktika policeske të Gazidedes që Shqipëria ua ka treguar vendin me kohë.”, deklaroi Meta. (D.D/Shuplaka)