Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përmendur edhe fjalën revolucion mbrëmjen e sotme ndërsa ishte duke folur për tubimin e 2 Marsit.
Sipas tij, nëse nuk do të funksionojë Prokuroria e Posaçme, për të zgjidhur ngërçin e Gjykatës Kushtetuese, mund të lind nevoja e një lëvizjeje të tillë.
Me tone jo të buta, Meta tha në “Opinion” se më 2 mars do të dëgjojë popullin shqiptar.
“Unë në shesh do t’i drejtohem popullit, do ta dëgjoj. Unë i shfrytëzova të gjitha mundësitë e mia. Do të përshkallëzojë veprimet. Unë e kam të bindur se populli shqiptar e ka të qartë se tani është një betejë finale për të rivendosur rendin kushtetues, demokratik e llogaridhënës”, tha Meta.