Kryeministri Edi Rama tërheq sërish vëmendjen me veshjen e tij. Në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Republikës Ilir Meta, Rama u shfaq me kostum dhe me atlete të bardha të firmës “ADIDAS”.
Në të njëjtën mënyrë, Rama tërhoqi vëmendjen edhe në samitin e Triestes, ku ishte veshur me atlete të bardha me vija të kuqe, sërish të së njëjtës firmë.
Mësohet se gjatë ceremonisë, Rama është ndeshur edhe me ish-kryeministrin Berisha, i cili i është drejtuar me fjalët: “Mirë që nuk ke ardhur me nallane!”. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post