07:14 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta bën lëvizjen surprizë/ Pret me duartrokitje Komisionin e Venecias: Ngërçin e Kushtetueses e zgjidhin dhe dy fëmijë të klasës së parë

12:37 | 13/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta bën lëvizjen surprizë/ Pret me duartrokitje Komisionin e Venecias: Ngërçin e Kushtetueses e zgjidhin dhe dy fëmijë të klasës së parë

Delegacioni i Venecias që ka mbërritur paraditen e sotme në vendin tonë, ka shkuar pak minuta më parë në zyrën e presidentit Meta, i cili duket se i ka pritur me duartrokitje.

Komisioni i Venecias është me mission faktmbledhës në vendin tonë, ku do të japë opinion më pas lidhur me procedurën e ndjekur nga institucionet shqiptare në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Meta është shprehur se është bazuar në nenin 179 të Kushtetutës në zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, dhe këtë e ka të qartë dhe dy fëmijë që janë në klasën e parë.

“E adhuroj Komisionin e Venecias, sepse pata mundësi që të imponoja vendimin për anëtarët e Kushtetueses, duke u mbështetur pikërisht në rekomandimet e tyre. Vitin e kaluar mora ‘luanin e artë’ në Venecia.

Jam bazuar në nenin 179 të Kushtetutës, që thotë se anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga presidenti. Këtë mund ta zgjidhin edhe dy fëmijë që janë në klasën e parë, ama klasa politike në Shqipëri nuk ka mundur dot që të lexojë qartë.

Faleminderit që keni ardhur, që të keni një informacion të plotë për këtë cështje dhe të mbani qëndrimin tuaj të paanshëm dhe me integritet”, iu ka thënë Meta anëtarëve të Komisionit të Venecias.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: meta venecia
Pas

“Gjiknuri ju ‘mbylli derën’ për qeveri teknike?” Përgjigjet Bylykbashi: Ne po japim zgjidhje…

Para

“Kemi pasur kërkesa të shumta e të shpeshta”, Ruçi ‘shfajësohet’ para delegacionit të Komisionit të Venecias

Para
“Kemi pasur kërkesa të shumta e të shpeshta”, Ruçi ‘shfajësohet’ para delegacionit të Komisionit të Venecias

"Kemi pasur kërkesa të shumta e të shpeshta", Ruçi 'shfajësohet' para delegacionit të Komisionit të Venecias

Discussion about this post

 



Të Fundit

Temperaturat dhe kushtet atmosferike për 20 Qershorin

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.