12:29 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta bën thirrje për dialog nga Këshilli i Integrimit: BE na ka paralajmëruar, aktorët politikë duhet të heqin dorë nga…

11:40 | 09/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta bën thirrje për dialog nga Këshilli i Integrimit: BE na ka paralajmëruar, aktorët politikë duhet të heqin dorë nga…

Teksa ka mbajtur fjalën e tij në Këshillin e Integrimit, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel ndaj forcave politike që të lënë pas përplasjet dhe të punojnë së bashku duke ndërtuar ura dialogu. Sipas Metës palët duhet të heqin dorë nga qendrimet me baza partiake, dhe të dëgjojnë sa më shumë njëri tjetrin, ndërsa përshëndeti dhe marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore.

“Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Europian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme”- tha Meta mes të tjerave.

Fjala e plotë e presidentit: E nderuar zonja Hajdari, Të nderuar zoti Kryetar i Kuvendit, zoti Kryeministër, I nderuar Ambasador Soreca, Shkëlqesi Ambasadorë, Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Në këtë mbledhje të parë që zhvillon Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pas vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit, u përcjell vlerësimet maksimale Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE, për përpjekjet e tyre të palodhura në favor të vendimit të shumëpritur politik, të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Komisioni Europian dhe vendet anëtare meritojnë mirënjohjen tonë më të thellë pasi edhe pse në gjendje të paprecedentë të krijuar për shkak të pandemisë, e ruajtën angazhimin dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë, sikundër patën premtuar. Vendimin e 25 marsit dhe konkluzionet e Samitit virtual të Zagrebit, do të duhet t’i lexojmë me kthjelltësinë dhe pjekurinë e duhur, dhe besoj se edhe ky takim i shërben këtij qëllimi.

Ecja përpara në rrugën europiane kërkon së pari dhe mbi të gjitha një sjellje europiane, ku duhet të mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi gjithëpërfshirës, dhe ndërtimi i urave të mirëbesimit ndërmjet institucioneve dhe me qytetarët.

Kjo bindje më ka udhëhequr në të gjithë veprimtarinë time si President i Republikës, me thirrjet dhe iniciativat për përgjegjshmëri, bashkëpunim, dhe përqendrim në agjendën e integrimit europian, si përparësi e të gjitha përparësive.

Zbatimi i vërtetë i kushteve, që kanë ardhur në rritje, dhe i detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duhen marrë më seriozisht. Vetëm një proces i besueshëm, ku vullneti politik vihet në shërbim të vendit dhe interesave madhore, do të mund të parandalojë krizat e njëpasnjëshme toksike që fatkeqësisht kanë minuar besimin e qytetarëve dhe dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Europian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme.

Kjo do të ishte fatale për ne, veçanërisht duke kujtuar që në nisje të këtij procesi ishim në një korsi me Kroacinë, sot vend anëtar i BE, dhe shumë më përpara Malit të Zi. Ndaj besoj se jemi ende në kohë për të reflektuar, duke nisur me heqjen dorë nga politika e vendosjes përpara faktit të kryer, e cila e minon dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet palëve.

Dialog nuk do të thotë vetëm të flasësh por edhe të dëgjosh. Bashkëpunim nuk do të thotë vetëm të marrësh por edhe të ofrosh. Në këtë kontekst dua të vlerësoj se marrëveshja që u dakordësua në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, ishte një hap i rëndësishëm përpara. Çmoj kontributin konstruktiv që luajti në këtë proces veçanërisht Komisioneri Varhelyi, Bundestagu gjerman, partnerë të tjerë europianë, si dhe SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mirëpres që kjo dakordësi të vijojë për të gjitha ndryshimet e nevojshme të reformës zgjedhore dhe të finalizohet me miratimin e shpejtë në Parlament.

Padyshim sfida e vërtetë do të jetë zbatimi besnik i Kodit të ri Zgjedhor, dhe sjellja e secilit aktor për të siguruar një proces zgjedhor me integritet që mbron dhe respekton votën e lirë të qytetarëve.

Inkurajoj gjithashtu që në plan-veprimin e hartuar nga qeveria të reflektohen kontributet e të gjithë anëtarëve të Këshillit, të zbërthehen një për një të gjitha kushtet e vendosura, si dhe të përcaktohen qartë aktorët përgjegjës, termat konkretë e të matshëm të veprimit dhe kostot financiare për çdo zë.  Konsolidimi e më tej zbatimi i këtij plan-veprimi duhet të vërtetojë se Shqipëria jep rezultate!

Nga ana ime, si President i Republikës, do të vazhdoj përpjekjet e mia të pandërprera në dobi të përparimit të qëndrueshëm dhe të besueshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si një qëllim mbarëkombëtar i të gjithë qytetarëve shqiptarë. Faleminderit.

Pas

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset një 15 vjeçar/ Dërgohet me urgjencë në spital

Para

Reparti i hematologjisë vatër e Covid/ Dyshohet për 7 të infektuar nga personeli mjekësor

Para
FOTO/ Shërohen edhe 1 mjek e 2 infermiere, shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar

Reparti i hematologjisë vatër e Covid/ Dyshohet për 7 të infektuar nga personeli mjekësor

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

250 milionë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për rindërtimin e Libanit pas luftës

Murtaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi pati sukses sepse ishte i ndaluar

Trump: Zelensky një djalë i mirë, Putin tregoi sjellje pozitive në samit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.