Ilir Meta nga mitingu i LSI u bëri thirrje prindërve shqiptarë ku u tha se nuk duhet ta shesin votën e tyre për asgjë. Ai po ashtu u shpreh se LSI ndryshe nga të tjerët nuk ka promovuar njerëz me rekorde kriminale dhe se ata që kundërshtonin konçensionet sipas tij tani e kanë politikë kryesore.
Pjesë nga fjala e Metës:
Katër vitet e mashtrimit dhe pabesisë. Të dashur prindër, mos e shisni votën që kërkon të marrë peng të ardhmen.
Të dashur prindër mos e shisni votën as për një vend pune me kontratë 1 mujore, as për 100 euro, as për 200 euro se pas disa vitesh do të jeni më të poshtëruar nga Ebola e Rilindjes. Janë 10 ditë dhe 10 netë për 20 vite që vijnë për të rinjtë tanë, për të ardhmen! Fitore, Fitore Fitore!
Ata janë e njëjta gjë, Shqipëria ka alternativën e vet, të LSI, shqiptarët ndihen sot më të mashtuar se asnjë herë tjetër. Para 4 vitesh i dhanë 1 mln shuplaka koncensioneve, të fortëve, banditëve dhe varfësirë, ata ndihen të tradhëtuar, nuk e shet LSI që i ka tradhëtaur. Konçensionet miliona euro janë shushunjat që po i pijnë gjakun, LSI ka dorëzuar në paralment projektligjin që koncensiniet të kalojnë në parlament.
Më thoni një person me rekorde kriminale që LSI promovon, asnjë. Edhe një që ne nuk e dinim na e mori peng Rilindja. Nuk u ka fajin Meta pse gjithë rinia është me LSI, le të vazhdojmë të heqin në mënyrë kriminale kë të duan, 95% e administratës është e rilindjes, por socilaistët duan ta dinë se kjo është një djallëzi. Kjo është si të thuash hajdeni t’ju gënjej edhe një herë.
(M.D/Shuplaka)