Ilir Meta lë të hapur mundësinë e një koalicioni të ri me Partinë Socialiste për zgjedhjet e vitit 2017.
”Brenda koalicionit ka ende potencial por s’ka vend për vetëkënaqësi!”, deklaroi Meta, duke vendosur kushte siç janë zhvillimi i zgjedhjeve me Reformën e re Zgjedhore dhe kushtet për lista të hapura, transparencë në financimet e partive dhe ndëshkime të rrepta penale për shit-blerjen e votës.
”Ne i shohim vendimet tona për koalicionin si përgjegjësi shumë e madhe. Ne i kemi qëndruar besnik koalicionit me PS, duke qenë të drejtë, konsensual, të ndershëm në veprime dhe fjalët tona, duke patur si busull vendimet ndaj, por duhet të ketë një përpjekje të vazhdueshme për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të gjetur gjuhën e përbashkët, por aktet dhe veprimet e nxituara prodhojnë konflike të panevojshme jo vetëm brenda koalicionit, por edhe shoqërisë civile.
Unë besoj se brenda koalicionit ka ende një potencial të lartë për të krijuar dhe sinergji por unë mendoj se nuk ka vend për vetëkënaqësi.”, theksoi kreu i LSI-së dhe kryetari i Kuvendit në konventën e partisë së tij.
FJALA E PLOTË:
Përshëndetje të gjithëve!
Të nderuar miq e të ftuar,
Të dashur delegatë të LSI,
Mirëserdhët të gjithë në konventën tonë kombëtare,
Mblidhemi sot pasi kurorëzuam të gjithë së bashku një proces demokratik, gjithpërfshirës, konkurues dhe transparent për zgjedhjen e delagatëve dhe kryetarit,
Një falenderim i veçantë shkon për dy kandidatët e nderuar profesor Shezai Rrokaj dhe deputeti Përparim Spahiu për pjesëmarrjen dhe grintën që i dhanë këtij procesi sidomos me larminë e propozimeve të tyre për një të ardhme më të mirë të vendit dhe një LSI më integruese.
Ndryshimi i statutit dhe miratimi i platformës politike do të ketë një impakt të fortë për të ardhmen tonë.
LSI do të vazhdojë të forcojë parime të tilla të forta: Kolegjialiteti, llogaridhënia dhe transparenca.
Transparenca dhe llogaridhënia përpara qytetarëve në rradhë të parë është rruga që forcon lidhjen me ta, rrit besimin e qytetarëve te politika dhe siguron se ajo nuk e ka humbur sensin e luajalitetit.
LSI është partia ku gabimet shihen në sy se vetëm duke korrigjuar veten korriggjojmë dhe të tjerat, kjo është LSI ku vetëkritika dhe modestia është forca që na bën të ecim para.
Koha ka treguar se shoqëria zhvillohet vetëm nga gara e pikëpamjave optimiste, një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi. Optimistët janë gjeneratorët e mundësive të reja, të pazhvilluara më parë. Ndaj ne kemi përgjegjësi të mbajmë të ndezur flakën e shpresës.
Politika është arti i së mundshmes. Në fjalorin tonë politik janë të papranueshme shprehjet e mëdha, premtimet e parealizueshme, ne duam të flasim me punë.
LSI ka qenë një barrikadë e fortë ndaj konfliktualitetit, LSI si forcë e përgjegjshme i është dashur të bëjë kompromis por asnjëherë me konfliktualitet, sepse konfliktualiteti mbjell prapambletje dhe mendësi konflikti.
Unë e di se teksa flas për optimizmin ka shumë shqiptarë që nuk ia dalin dot të mbyllin muajin, të çojnë fëmijët në shkollë, që ndoshta nuk i kanë festuar dot si duhet festat e 28-29 nëntorit, shohin me vështirësi Krishtlindjen.
Ndaj ne jemi këtu.
Shurdhësia dhe indiferenca është arsyeja kryesore e pesimizmit.
Ne po kërkojmë atë që në heshtje e kërkojmë kudo: një shans për të gjithë, për të dëgjuar veten!
Në dëgjojmë çdo zë: nga biznesi, profesorët, fermerët, të papunët.
Ne dëgjojmë reflektimet, pranojmë gabimet dhe veprojmë.
Ne dëgjojmë zërin e fasonëve, biznesit të vogël dhe propozojmë ndryshim, zërin e maturantëve, propozojmë ndryshime dhe po ju them që ndjehem i keqardhur që nuk u reflektuan, ne dëgjojmë zërin e qytetarëve që donin një reformë konsensuale në drejtësi dhe atë zë e kthyem në kredon e përpjekjekjeve tona, ne dëgjojmë zërin e shoqërisë civile për armët kimike dhe në ligjin e mbetjeve po e dëgjojmë me vëmendje, kemi marrë takime me shoqërinë civile dhe besojmë se duhet konsenus për shumë shqetësime të drejta të saj.
Ne i shohim vendimet tona për koalicionin si përgjegjësi shumë e madhe. Ne i kemi qëndruar besnik koalicionit me PS, duke qenë të drejtë, konsensual, të ndershëm në veprime dhe fjalët tona, duke patur si busull vendimet ndaj, por duhet të ketë një përpjekje të vazhdueshme për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të gjetur gjuhën e përbashkët, por aktet dhe veprimet e nxituara prodhojnë konflike të panevojshme jo vetëm brenda koalicionit, por edhe shoqërisë civile.
Unë besoj se brenda koalicionit ka ende një potencial të lartë për të krijuar dhe sinergji por unë mendoj se nuk ka vend për vetëkënaqësi.
Edhe diçka tjetër duke u kujtuar kryebashkiakëve sot ishte menaxhimi më i mirë i mbetjeve në vend, një proces që ende nuk ka filluar dhe që është një nga shqetësimet e shoqërisë civile për ligjin e mbetjeve.
Zgjedhjet 2013 kishin disa mangësi që duhen adresuar përmes reformës zgjedhore, shqiptarët meritojnë të zgjedhin dhe ky do të jetë thelbi i kësaj reforme se u ndeshëm në zgjedhjet 2013, me një fenomen aq problematik të dhunës në Kuvend që nxiti një proces që i mori vendit aq shumë energji dhe shtyu në kohë procesin e dekriminalizimit.
Ndaj në këtë moment angazhohem bashkë me ju për të realizuar të gjitha detyrimet që vinë nga ligji i dekriminalizimit që ai jo vetëm të përsoset më tej, por as mund t’i shkojë mendja askujt që mund të hyjnë, nuk mund të hyjnë më kontrabandë individë të tillë me probleme kriminale. Kemi detyrimet që në Kuvendin e Shqipërisë të çojmë sa më shumë intelektualë, të çojmë sa më shumë të rinj e të reja, të mos çojmë në kuvend deputetë që kërkojnë tendera dhe bëjnë shantazh ndaj qeverisë dhe ministrave. Shpresojmë që kështu të sillen gjithë forcat politike! Kuvendi të jetë kuvend që të përfaqësojë gjithë forcat dhe qyetarët dhe të mos jetë objekt diskutimi në institucionet ndërkombëtare.
Ju lutem nuk është koha për duartrokitje koha për vëmendje! (U drejtohet delagatëve që duartrokitje)
Është koha e përfundimit të shitblerjes së votës. Ne si LSI kërkojmë:
Ndëshkime të rrepta penale për shitjen, blerjen dhe fotografimin e votës,
Transparencë në financimin e partive, për ato parti dhe kandidatë që u shmangen,
Ne kemi proppzuar listat e hapura për t’u dhënë qyetarët kandidatë më të mirë dhe më të denjë.