Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar sot ndryshimet e bëra në ligjin për lojërat e fatit.
Kujtojmë se Meta e ka kthyer një herë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për uljen e tatimit për lojërat e fatit.
“Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojrave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojrat e fatit.”, – thuhetj në njoftim, ndërsa sot Presidenti ka dekretuar ndryshimet e bëra.
Njoftimi i plotë:
DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 75/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.