16:08 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta dhe Berisha pas lajmit të rremë për tërmetin? Presidenca i përgjigjet Mero Bazes: Sqarim për idiotët…

10:31 | 24/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Meta udhëtoi fshehtas me makinë luksoze në Strasburg”, presidenca i përgjigjet Mero Bazes, gazetari fshin lajmin

Zëdhënësi i presidentit Metam Tedi Blushi, ka reaguar mbi një editorial të gazetarit Mero Baze, në të cilin thuhet se pas lajmit të rremë në syri.net fshihej kreu i shtetit dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Blushi sqaron se i vetmi portal që ka Meta është www.president.al., madje dhe ai nuk financohet prej tij.

“Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm: I vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al.

Madje as këtë “portal” nuk e financon ai. Ky sqarim nuk vlen për këdo që shkrimeve të tutorit të radhës i ve emrin e vet sipër, për të ngrënë përsheshin e radhës”, shkruan Blushi në rrjetet sociale.

Pjesë nga shkrimi i Mero Bazes, botuar dje në Tema:

Lajmi nuk është hedhur në treg për klikime, por për panik, për trazira, dhe mbi të gjitha, për të futur situatën në kolaps. Është thjesht një operacion politik dhe jo gazetaresk.

Pas operacionit qëndrojnë qartazi Sali Berisha dhe Ilir Meta.

I pari, Sali Berisha, e ka portalin pronë joformale të familjes së vet. Portali në fjalë financohet në të zezë prej vitesh dhe nuk ka asnjë mundësi të demonstrojë burimet financiare, por mund të tregojë vetëm adresën tek pallati i Ilir Metës tek “Dogana”, dhe ndonjë ish- drejtor Tatimesh dhe ish- kryetar bashkie, që i paguajnë haraçet e postit të dikurshëm, Shkëlzenit. Çim Peka nuk është as financues, as drejtues i asaj medie, por është zgjedhur si idiot, që të jenë të gjithë në rregull.

Ideatori i lajmit është Sali Berisha dhe në shpjegimet e tij të sotme, ai ka rrëfyer me hollësi se si e ka prodhuar lajmin. Ai përveçse njeh çdo reporter anonim brenda portalit të familjes së tij, tregon dhe se si ka “lindur” lajmi, duke marrë shkas nga një intervistë e një mitomani grek në Top Channel, i cili në fakt nuk ka dhënë as paralajmërime, dhe për më tepër ndonjë orë kur mund të bjerë tërmet.

Rrëfimi i Berishës zbërthen qartë vëmendjen me të cilën ai i është përkushtuar ndërtimit të lajmit për panik.

“Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit të lirë u ndërmor sepse ata ritransmetuan një lajm, të cilin i pari e kishte dhënë Tele Blushi, në të cilin njoftohet se nga motet e mëdha që shoqërojnë termetet mund të ketë edhe përmbytje”, shkruan Berisha, i cili duket sikur punon redaktor në tavolinën e portalit.

Në fakt, Top Channel as ka dhënë ndonjë lajm të tillë, as ka caktuar ndonjë orë, por ka transmetuar intervistën e mitomanit grek, që thotë gjithë gjërat që dihen për tërmetet, dhe i quan si zbulime.

Lajmi i pilotuar për panik, është shoqëruar në sfond nga deklarata të LSI, që vazhdojnë kërkojnë llogari pse nuk është marrë seriozisht paralajmërimi idiot i Ilir Metës për tërmetin, për të krijuar kështu sfondin e një përgjegjësie qeveritare për gjendjen e shkaktuar pas tërmetit.

Lajmi është pilotuar pikërisht në këtë kontekst, në kulmin e ankthit të qytetarëve dhe duke përdorur në sfond fajin që ka qeveria, që nuk beson se Ilir Meta parashikon tërmete.

Ai është i gjithë një produkt politik dhe nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë, apo raportimet gazetareske. Ai nuk ka lidhje as me klikimet dhe as me mendjelehtësi reporterësh, por me gjakftohtësi kriminelësh politik.

Si i tillë, nuk është rasti të gjykojmë disa reporterë, por autorët e vërtetë të tij, që janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata që nuk nxorën dot në shesh 2 mijë veta për të përmbysur qeverinë dhe menduan se erdhi ora të hakmerren ndaj popullit që nuk i shkon pas.

Dje, më së fundi ata patën disa orë të lumtura, kur panë se ligësia funksionoi dhe ata i panë shqiptarët nën pushtetin e terrorit të tyre politik, duke vrapuar në panik.

Natyrisht që ëndrra e tyre është sikur t’i kishin nxjerrë në rrugë për hallin e tyre. Por meqë kësaj nuk ja arritën dot, duken të kënaqur që i nxorrën në rrugë nga ligësia e tyre dhe urrejta për shqiptarët, që nuk u shkojnë pas, por që ata arritën t’i vënë përpara si delet.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: blushi meta bazemero baze blushimeta baze
Pas

Kompania ajrore “Adria Airways” ndërpret të gjitha fluturimet, shkak vështirësitë financiare

Para

Olsian Çela ia hedh vettingut, gati për të sfiduar Markun në garën për kryeprokuror

Para
Kandidati për kryeprokuror përballet me Vetingun, cilat janë gjetjet e KPK-së për Olsian Çelën

Olsian Çela ia hedh vettingut, gati për të sfiduar Markun në garën për kryeprokuror

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Balla takon shqiptarët e suksesshëm në Toskana: Falenderim për promovimin e Shqipërisë

Tragjedi në Shkodër/Gjendet i pajetë 70-vjeçari nga Tirana në lumin Buna

Kuvendi i Shqipërisë prezanton portalin e-Legjislacioni: Spiropali: “Hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet”

Proda dhe drejtuesi britanik nxisin bashkëpunim të thelluar kundër krimit të organizuar

Hungaria dhe Sllovakia frenojnë paketën e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës

Mirditë/Aktivizohet vatër zjarri, në terren forcat e MZSH, MC dhe shërbimi pyjor

Shëngjin/ Fiket zjarri në një banesë, shkak bombula e gazit

Vrasja e Grei Bihucit në Fier: Florian Muka dënohet me 12 vite burg, kushëriri i mitur lirohet

Trup i pajetë gjendet në lumin Shkumbin, policia rrethon zonën pranë ish-Metalurgjikut

Tragjedi në Algjeri: Shembja e tribunës pas festimeve i merr jetën 3 personave, 81 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.