09:49 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta dhe Dade mbyllin vizitën, ftojnë përfaqësuesit finlandezë të vijnë në Shqipëri

10:22 | 16/03/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta dhe Dade mbyllin vizitën, ftojnë përfaqësuesit finlandezë të vijnë në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarja e Komisionit të jashtëm Arta Dade vijojnë takimet në vizitën e tyre zyrtare në Finlandë.

Në përfundim të kësaj vizite ata kanë pasur një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Parlamentin e Finlandës dhe ish-Kryeministri, z. Matti Vanhanen.

  1. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe Parlamentit të saj ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe ndaj vendeve të tjera në rajon dhe vuri në dukje rëndësinë e intensifikimit konkret të bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik mes dy vendeve.

Znj. Dade shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit mes dy komisioneve të jashtme parlamentare, veçanërisht në këto momente të rëndësishme zhvillimesh globale që prekin hapësirën evropiane.

  1. Vanhanen i vlerësoi marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Finlandës si shumë të mira dhe shprehu mbështetjen finlandeze për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
  2. Meta dhe z. Vanhanen ndanë bindjen se dy parlamentet duhet të rrisin kontaktet dhe të shtyjnë përpara një axhendë të përbashkët bashkëpunimi në fushat e arsimit, teknologjisë, turizmit dhe shkëmbimeve njerëzore.

Në përfundim z. Meta dhe z. Vanhanen dhanë një prononcim për mediat:

Ilir Meta:

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme për mua dhe për Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, znj. Dade për t’u takuar me një personalitet të jashtëzakonshëm të politikës finlandeze, aktualisht Kryetar i Komisionit të Jashtëm z. Vanhanen, Kryeministër i Finlandës për një periudhë të gjatë, por edhe kandidat për president për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Dhe ishte një kënaqësi për të konfirmuar së bashku marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe rëndësinë e zgjerimit të tyre në interes të marrëdhënieve tona bilaterale, por edhe të stabilitetit në rajonin tonë, dhe në këtë drejtim shpresojmë që z.  Vanhanen të vizitojë Shqipërinë.

Matti Vanhanen:

“Vizita juaj në Finlandë është një tregues i marrëdhënieve të shkëlqyer që ne kemi mes dy vendeve. Ju uroj suksese në rrugën tuaj drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në BE. Finlanda ka qenë gjithmonë një mbështetëse e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Ju falënderoj për ftesën që më bëtë për të ardhur në Shqipëri dhe do ta marr në konsideratë me kënaqësi”.  (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: dadefinlandemetatakime
Pas

I hodhi ujë dhe e fyeu Leonard Bombaj, procedohet penalisht reperi Stresi

Para

Mëngjesi me leksione i Veliaj: Familja ka bërë regres, ka humbur njerzillëku

Para
Veliaj tregon planin e ri urbanistik: “Do ta publikoj lejen për parkingun”. Cila është kryefjala e 2017-ës

Mëngjesi me leksione i Veliaj: Familja ka bërë regres, ka humbur njerzillëku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnjë/Arrestohet, gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Durrës/Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia vë në pranga autorin

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.