19:38 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta dhe Dade takojnë në Vjenë Doris Bures-in: Austria mbështet integrimin e Shqipërisë

16:02 | 15/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta dhe Dade takojnë në Vjenë Doris Bures-in: Austria mbështet integrimin e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, u prit sot në Vjenë nga Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Doris Bures.

Në këtë takim Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, dhe vuri në dukje se Shqipëria po punon për t’i ofruar më shumë argumente partnereve si Austria që janë avokate të fuqishëm. Po kështu u bisedua mbi ecurinë e procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë ku Meta dhe Bures ndanë bindjen e përbashkët se progresi cilësor i kësaj reforme kyçe do t’i shërbejë ritmit të integrimit evropian, luftës me efikase ndaj korrupsionit, forcimit të shtetit ligjor dhe do të rrisë kredibilitetin e Shqipërisë në botë, veçanërisht në drejtim të investimeve të huaja.

Në fjalën e saj Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë vuri nëdukje sfidat me të cilat përballet hapësira evropiane. Ajo theksoi se Austria do t’a mbështesë gjithnjë Shqipërinë në integrimin e saj ne BE dhe në këtë kuadër u vlerësua roli i Austrisë në krijimin e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Bruksel si dhe rëndësia e Procesit të Berlinit.

Ndërsa Meta vlerësoi gjithashtu edhe Strategjinë e Bashkëpunimit për Zhvillim të Përbashkët 2015-2020 e cila do të ndihmojë në fushat e arsimit profesional dhe mirëqeverisjes.

“Është një kënaqësi e madhe dhe kemi pasur mundësinë për të biseduar për lidhjet tona të shkëlqyeshme. Gjatë bisedës ne kemi folur edhe për perspektivën evropiane, që duhet të ketë Ballkani Perëndimor edhe Shqipëria. Edhe siç e dini, Austria përkrah gjithmonë afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe në organizatat ndërkombëtare edhe ne kemi thënë se edhe nivelin dypalësh do të vazhdojnë edhe në të ardhme këto lidhje të ngushta, jo vetëm midis qeverive, por edhe midis parlamenteve tona”, tha Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, znj. Doris Bures.

 

“Dua t’ju falënderoj në veçanti për mbështetjen që i jepni Shqipërisë, por edhe rajonit tonë për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian në këto kohë plot sfida edhe për vetë unionin, por edhe për vetë Austrinë. Dhe njëkohësisht dua t’ju falënderoj në veçanti për mbështetjen aktive të Austrisë për reformën në drejtësi, ku Austria luan një rol mjaft aktiv edhe përmes misionin të Bashkimit Evropian, EURALIUS, në vendin tonë. Po kështu, mbështetja e Austrisë është mjaft e çmuar për strategjinë për bashkëpunim për zhvillim ekonomik të vendit tonë për vitet 2015-2020, ku prioritete mjaft të rëndësishme si arsimi profesional, decentralizimi dhe mirëqeverisja janë mjaft vitale për ecurinë e suksesshme të vendit në këtë rrugë. Një vlerësim të veçantë dua të bëj për presidencën austriake të OSBE-së edhe ne ndajmë të njëjtat prioritet si ato të presidencës austriake të OSBE-së lidhur me uljen dhe zbutjen e konflikteve, me bashkimin e forcave kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por edhe me rivendosjen dhe rritjen e besimit për përballimin e sfidave mjaft të rëndësishme që ndeshet rajoni ynë dhe gjithë rajoni ku shtrihet OSBE-ja”, tha Meta. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Arta DadeDoris Bures.ilir metatakimvjene
Pas

Miku i tij degjeneron Noizy-in: Nuk të kanë lënë prindërit të shkosh tek shoqja… (FOTO)

Para

Blushi sulmon Dakon: 4 milionë euro për një çadër betoni. Arsyeja pse ndodh e gjithë kjo shëmti

Para
Statusi fyes për Braçen dhe Gjylametin, Blushi: Nuk është marrë nga FB im, e ka postuar shoku Edi, Vini, Visi e Veri

Blushi sulmon Dakon: 4 milionë euro për një çadër betoni. Arsyeja pse ndodh e gjithë kjo shëmti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

Hyri me makinë në autostradë në drejtim të kundërt dhe shkaktoi 4 viktima, shoferi 82-vjeçar nuk kishte fjetur për dy ditë

Trump njofton armëpushimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Presidenti i SHBA: Në 6 muaj kam mbyllur disa luftëra

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.