00:03 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Meta dhe Rama do i rregullojnë telat”, Nano: Ai është praktikisht një President sa për sy e faqe

14:45 | 18/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“TheGuardian” jehonë situatës politike në Shqipëri: Bisedimet për heqjen e Metës thellojnë krizën, Rama…

Nga Mustafa Nano

Nisma e socialistëve për të shkarkuar Presidentin Meta është e gabuar. Është edhe e pamundur të vihet në jetë. OK, socialistët ndoshta mund t’i gjejnë votat që u duhen, mund t’i bëjnë për vete edhe ca deputetë të opozitës për të kapur shumicën e cilësuar të 2/3-ve në Kuvend, por nuk kanë Gjykatën Kushtetuese, që është institucioni që do të thotë fjalën e fundit në këtë histori. Nuk e kanë sepse ajo nuk ekziston.

Dhe kushedi se kur do ringrihet. Ndoshta në gjysmën e parë të vitit tjetër. Dhe deri atëherë mund të ndodhin shumë gjëra. Fiuuuu, sa shumë gjëra. Fjala vjen, çështja Meta do të jetë ftohur e askush nuk do të gjejë arsye për ta ringrohur. Për të mos thënë që Meta mund t’i ketë rregulluar telat me Ramën. Ju duket e çuditshme kjo e fundit? Hiç mos t’ju duket. Madje, çudi t’ju duket nëse kjo nuk ndodh.

Pasi thashë që Meta është e gabuar dhe e pamundur të shkarkohet, tani po them tjetrën. Meta ka gabuar. Dhe nuk ka bërë vetëm një gabim. Madje, në ditët e sotme ai po bën vetëm gabime. Çdo gjë që bën, e bën gabim. Edhe loja me dekretet mbi zgjedhjet lokale, për të cilën duan ta shkarkojnë, ka qenë gabim. Ishte antikushtetuese. Nuk shkoj deri atje sa ta cilësoj “shkelje të rëndë të Kushtetutës”, të mjaftueshme pra, për të legjitimuar aksionin e shkarkimit të tij, por antikushtetuese ishte që ç’ke me të. Dekreti i dytë që zhdekretoi të parin ishte një mufkë kolosale. Kushedi se ç’i ka thënë truri në momentin kur e ka formuluar dhe nënshkruar atë dekret.

Por nuk është vetëm ky gabimi i Metës. Sjellja e tij presidenciale është në përgjithësi e gabuar. Ai është bërë njësh me njërën palë dhe i ka shpallur luftë totale palës tjetër. Me këtë na ka kthyer në vitet e para ‘90, kur Presidenti ishte dhe lojtar në fushën e lojës. Dhe duhet thënë se shembulli i Metës është shumë më i keq sesa ai i Berishës në ato kohë. Sepse Berishës ia njihte Kushtetuta që të luante për njërën palë. Ndërsa Metës nuk ia njeh. Shkurt, Meta është Presidenti më i keq që kemi pasur gjatë tridhjetë viteve të fundit. Përfshirë edhe Ramiz Alinë, të cilit ai ka qejf t’i referohet vend e pa vend.

Sikur të isha një dashamir i tij, sikur të paguhesha për t’i dhënë këshilla të drejta dhe të dhimbshme (sepse këshillat e drejta janë rëndom të dhimbshme), do t’i sugjeroja të jepte dorëheqjen. Nuk është për atë punë. Ka shkuar në vendin e gabuar. Të bësh Metën President është si të më bësh mua kryetar të Komunitetit të Myslimanëve.

Ka edhe një arsye tjetër që ai duhet të largohet vetë prej atij posti. Sot ai është praktikisht një President sa për sy e faqe. Vërtitet në zbrazëti. Vjen vërdallë kot më kot. Askush nuk e pyet për asgjë. Siç nuk e pyetën për zgjedhjet lokale. Të gjithë u sollën sikur dekreti i tij i fundit të mos ekzistonte. Sikur vetë Presidenti të mos ekzistonte. Ai praktikisht nuk është President. Ne nuk kemi një President./ Marrë nga Provokacja

Pas

‘Goditje në nivele të larta’, Ngjela zbulon faktin tronditës dhe përmend dy politikanët që do të arrestohen së shpejti

Para

“Fitoni bursat me denoncimet”, Goci: Tentativë të godasi pedagogët, po u vendoset çmim

Para
“Fitoni bursat me denoncimet”, Goci: Tentativë të godasi pedagogët, po u vendoset çmim

"Fitoni bursat me denoncimet", Goci: Tentativë të godasi pedagogët, po u vendoset çmim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.