Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka zbuluar se një ditë më parë i ka dërguar dy mesazhe.
“Ai këtu ka qenë i drejtë se unë e kam përfaqësuar PD më mirë se Lulzim Basha, i cili me ç’organizimin e plotë duke treguar se ka frikë nga Reforma në Drejtësi. Thelbi i këtyre problemeve është vetëm një çështje, dhe i thashë mos u merr me detajet e tjera. Merru me këtë gjë.
Merr fjalën se do i qëndrosh kësaj gjëjë, pastaj bëra gjithçka që kjo çështje të zgjidhej përndryshe PD do ishte shpërbërë me kohë, por vendi ynë s’do ta kishte marrë rekomandimin pozitiv.
Me Ramën, i kam çuar dy mesazhe dje që duhet t’i mbajë parasysh. Të ketë përgjegjësi maksimale për këtë proces se është tepër serioz. Kemi një marrëveshje Rama Basha, të votojnë për njërin është sikur të kenë votuar për tjetrin.”, tha Meta, i cili nuk zbuloi detaje të tjera mbi bisedën me Ramën. (D.D/Shuplaka)