Punimet e Parlamentit të sotëm të ofrojnë një pamje aspak të zakontë. Karriget pothuajse bosh. Sikur të mos mjaftonte mungesa e opozitës dhe bojktoi i paralajmëruar i Parlamentit nga ana e tyre, janë të boshatisura edhe rradhët e mazhorancës.
Në karriget e ministrave duken vetëm dy ‘’koka’’, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja Emonela Felaj.
Në fjalën e tij hapëse Kryetari i Kuvendit Meta, ka prezantuar rendin e ditës, ndërkohë që fjalën e ka marrë një nga deputetet e PS-së. Diskutimi i parë do të bëhet për projektligjin e të drejave të fëmijëve.
Më pas largohet edhe kryetari Meta duke ja lënë drejtimin e seancës nën-kryetares Leskaj. Ndërkohë nga ana tjetër në çadrën e vendosur nga opozita përpara kryeministrisë vijon protesta.(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1201″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]