Në Opinion Presidenti i zgjedhur i Republikës Ilir Meta u shpreh se LSI nuk do të penalizohet nga tërheqja e tij dhe vendimi për të qenë kreu i shtetit.
“LSI pa mua do të shpërthejë. Për dy arsye:
LSI ka qenë partia që është ndeshur me dallgët më të egra të politkës shqiptare, ka mbijetuar me sukses, faktor stabilitieti.
Ndryshe nga periudhat e mëparshem zgjedhore LSI ka një mbështejtëe të jashtëzakonshme nga rinia e Shqipërisë”,-tha Meta.
Po ashtu Meta ka treguar si erdhi ideja për të qenë president duke shtuar se nëse kjo gjë nuk ndodhte vendi do të shkonte drejt një skenari negativ.
“Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje të kemi zgjedhe pa opozitën, do të përpiqemi që kjo mos të ndodhë, ju i dini qëndrimet e mia. Që nga ideja e qevrisë së besimt. Dhe vetë opozita duhet të bëjë përpjekjet, në rast se LSi në vitin 2008 kur u bë kodi do kishte bojkotuar, do ishte shuar si forcë politike.
PD mund të ketë të drejtën e saj. Një nga arsyet që pranova postin nuk ka qenë plani im, e para marrëveshjea, PS-LSI ishte do të zgjidhej presidenti me consensus. PS-ja ka qenë e hapur që këtë post ta marrë LSI. Për mua uën nuk kam qenë dakort fillimisht pasi qëllimi im ka qenë drejtimi në fushatë i partisë.
PS ishte ta zgjidhnim bashkë, unë thashë se kjo duhet të vendoset si pjesë e paketës me opozitën. Nuk e kam pasur asnjëherë këtë dëshirë.
Po ne do shkonim në zgjdhje të parakohshme që do ta bënte më të vështirë , ky veprim që unë bëra ishte një veprim për stabilitetitin. Angazhimi im do të jetë maksiamal. Këtë investim nuk e bëj për zotin Rama, është nëj investimm në interes afatgjatë të vendit”,- u shpreh Meta. (M.D/Shuplaka)