Në një kohë kur ministrja Etilda Gjonaj është kallzuar nga ana e presidentit Meta në SPAK, për shkelje të ligjit, ditën e sotme ajo ka pasur një takim me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim.
Mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur për rreth dy orë, në zyrën e ministres.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi pohoi për Euroneës se e kishte nxitur ministen Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të reformës në drejtësi.
Vetë Gjonaj në të gjitha reagimet e saj publike është shprehur se ajo gjendet në Frontin e Reformës në Drejtësi, dhe për këtë shkak është sulmuar vazhdimisht nga personat që nuk e duan drejtësinë.
Ajo që nuk thonë Gjonaj apo ambasadorja, është fakti se për shkak të Reformës në Drejtësi, vendi ynë është më shumë se 3 vite pa gjykatë të lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese, ndërsa numri i dosjeve që presin të shqyrtohen ka shkuar me mijëra.